Kina po krijon një mekanizëm çmimesh që është i favorshëm për zhvillimin e gjelbër

2018-07-03 17:16:22 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:绿色---[lǜ sè]---I gjelbër

Më 2 korrik, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës lëshoi ​​"Opinionet mbi Novacionin dhe Përmirësimin e Mekanizmit të Çmimit të Zhvillimit të Gjelbër", duke qartësuar drejtimin e reformës së çmimeve të Kinës në fushën e trajtimit të ujërave të zeza, të mbeturinave, ruajtjes së ujit dhe të energjisë, mbrojtjen e mjedisit etj.

"Opinionet" propozojnë se në vitin 2020, Kina do të krijojë një mekanizëm çmimesh dhe një sistem politikash që janë në favor të zhvillimit të gjelbër.

Drejtori i Departamentit të Çmimeve të Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës, Yue Xiuhu, tha në një konferencë shtypi se aktualisht çmimi i burimeve natyrore të Kinës nuk pasqyron plotësisht shkallën e mungesës së tyre, ndikimet ekologjike dhe të dëmeve mjedisore. Kurse mekanizmi i çmimeve ende nuk është i përsosur në dobi të kursimit të burimeve natyrore dhe të mbrojtjes së mjedisit. Prandaj përfshirja e kostove mjedisore në kostot e përgjithshme të veprimtarisë ekonomike është synimi i lëshimit të këtyre propozimeve.

Para kësaj, departamentet përkatëse të Kinës kanë prezantuar politikën e sistemit dytarifor për energji elektrike, ujë, gaz etj, politikën e çmimit të prodhimit të energjisë së rinovueshme dhe reformën gjithëpërfshirëse të çmimit të ujit për përdorime në bujqësi.

Dokumentet e publikuara kohët e fundit, kryesisht nga përmirësimi i politikës së tarifës të trajtimit të ujërave të zeza, përmirësimi i mekanizmit së tarifave për grumbullin e mbetjeve të ngurta, krijimi i sistemit të favorshëm për kursimin e ujit etj. Prej tyre, shumë masa janë për trajtimin e ujërave të zeza në zonat urbane, trajtimin e ndotjes së mjedisit në zonat rurale, të ajrit, probleme të dukshme të fushës së mjedisit.

Mbeturinat urbane janë në qendër të vëmendjes të të gjitha palëve. Vitet e fundit, Kina ka hartuar një politikë për trajtimin e mbeturinave të ngurta duke u fokusuar në trajtimin e mbeturinave urbane dhe trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, duke arritur rezultate të mira. Zv.drejtori i Departamentit të Çmimeve, Zhou Banxue, tha se në të ardhmen Kina do të vazhdojë të nxisë reformën e asgjësimit të mbetjeve të ngurta urbane.

Sipas raporteve, në procesin e formulimit të politikave të çmimeve dhe reformës së çmimeve, do të konsiderohet plotësisht standardi shoqëror, për të garantuar në veçanti që mos të preket jetesa e banorëve të shtresës me të ardhura të ulëta. Sipas dokumenteve të paraqitura, Kina do të formojnë një mekanizëm dhe politikë çmimesh që do të jenë në favor të zhvillimit të gjelbër në vitin 2020 dhe deri në vitin 2025 do të krijojë një zhvillim relativisht të përsosur të mekanizmit të çmimeve për zhvillimin e gjelbër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore