OBT-ja: Pengesat në tregti nuk nxisin punësimin

2018-07-02 16:59:27 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:贸易---[mào yì]---Tregti

Kohët e fundit, ShBA-ja ka shtuar fërkimet e vazhdueshme tregtare me disa ekonomi të mëdha të botës duke përfshirë Kinën, BE-në etj.

Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Tregtisë Keith Rockwell tha në një intervistë ekskluzive për CRI-në se marrëdhënie të tilla ndërkombëtare tregtare me "tensionin dhe presion" kanë ekzistuar për një kohë të gjatë që nga shpërthimi i kriza globale financiare të vitit 2008. Kjo krizë shkaktoi një papunësi të madhe në mbarë botën dhe shtoi ankthin e shumë njerëzve për të ardhmen. Sipas një opinioni tregtia ndërkombëtare në rritje ka shtuar papunësinë në disa vende. Por, z.Rockwell nuk pajtohet me këtë, ai është i mendimit se zhvillimi dhe përparimi teknologjik si ai i inteligjencës artificiale dhe automatizmi janë shkaktarët kryesorë të rënies së punësimit. Kjo sipas tij është e pashmangshme dhe do të vijojë edhe në të ardhmen.

(Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Tregtisë Keith Rockwell)

Mësohet se mekanizmi i OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është një metodë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare ndërkombëtare në përputhje me dispozitat përkatëse të OBT-së dhe dekadave praktikë. Ky mekanizëm konsiderohet si shtyllë e mekanizmit të tregtisë shumëpalëshe, duke luajtur një rol të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit të ekonomisë globale. Sipas premtimeve të anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë, në rast të një mosmarrëveshjeje tregtare, palët nuk duhet të ndërmarrin veprime të njëanshme për të luftuar, por duhet të kërkojnë lehtësim nëpërmjet mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe të respektojnë vendimin e tij. Por, aktualisht masat e ShBA-së janë në fakt masa të njëanshme dhe kanë shkelur rëndë rregullat e OBT-së.

Rockwell pranoi se mekanizmi i OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nuk është i përsosur dhe shumë anëtarë të OBT-së duke përfshirë ShBA-në, Kinën dhe Bashkimin Europian kanë kërkuar kryerjen e reformës së mekanizmit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë Roberto Azevedo tha gjithashtu se shumë nga rregullat e OBT-së duhen përditësuar për t'u përshtatur me zhvillimin shoqëror. Reforma ka nevojë për një proces, dhe përmbajtja specifike duhet të negociohet nga të gjitha palët. Megjithatë, një nga problemet është pengimi i Shteteve të Bashkuara në Trupin e Apelit të OBT-së.

Që nga anëtarësimi i saj në OBT në vitin 2001, Kina iu është përmbajtur me rigorozitet rregullave të OBT-së dhe ka mbrojtur dhe nxitur përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të tregtisë shumëpalëshe, ka mbështetur funksonimin efektiv të mekanizmit të OBT-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke mbështetur organet apeluese të OBT-së për t'i trajtuar çështjet me paanëshmëri dhe në mënyrë të pavarur. Ditët e fundit, Kina publikoi për herë të parë librin e bardhë "Kina dhe OBT-ja", ku shpjegohet roli i Kinës si një mbrojtës i globalizimit. Kina është një pjesëmarrëse aktive, mbrojtëse e fortë dhe kontribuese e rëndësishme në sistemin e tregtisë shumëpalëshe.

"Sekretariati i OBT-së e ka vlerësuar gjithmonë mbështetjen e fuqishme të Kinës ndaj OBT-së sepse Kina është një pjesëmarrëse aktive në angazhimet e saj në OBT ë fusha të ndryshme. Shumë marrëveshje janë arritur falë kontributit të Kinës," vlerësoi Keith Rockwell.

Mrekulli
Lajmet Kryesore