Pasojat e "terrorizmit tregtar" fillojnë të marrin formë

2018-06-28 17:32:47 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:恐怖主义---[kǒng bù zhǔ yì]---Terrorizëm

Me gjithë paralajmërimet e shumta nga Kina, BE-ja, Kanadaja dhe vende të tjera të mëdha, që "nuk do të ketë fitues nga një luftë tregtare", stafi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë nuk i ka marrë ato seriozisht, derisa që ditët e fundit ka "goditur me thikë" produktet "Prodhuar në ShBA", me të cilat krenohet.

(Motoçikleta "Harley-Davidson")

Prodhuesi amerikan i motoçikletave me histori njëqindvjeçare "Harley-Davidson" shpalli ditën e hënë që një pjesë të prodhimit të vet do ta zhvendosë në vende të tjera, që të "shmangë tarifat hakmarrëse të BE-së ndaj motoçikletave amerikane". Po atë ditë, vlera e tregut e pesë gjigantëve amerikanë të teknologjisë, "Google", "Amazon", "Apple", "Netflix" dhe "Alphabet", pësoi një ulje prej 80 miliardë dollarësh amerikanë, gjë që cilësohet si "vrasje e bursës" e shkaktuar nga kompania e motoçikletave "Harley-Davidson".

Këto dy ditë, gjithë bota ndjeu zemërimin e presidentit amerikan Donald Trump, që postoi disa herë në "Twitter", duke dënuar "Harley-Davidson"-in si i pari që ngriti "flamurin e bardhë" dhe e kërcënoi këtë kompani, duke thënë se "do të përballojë tarifa të lartë si kurrë më parë" dhe se "Po vjen fundi i botës".

Për mendimin e Trump-it, "Harley-Davidson" është përfaqësues i dalluar i produkteve "Prodhuar në ShBA" dhe heroi që e bëri atë president. Arsyeja pse Shtëpia e Bardhë vendosi për tarifa të reja ndaj partnerëve të saj tregtarë dhe pakësimin e tarifave për kompanitë amerikane, është pikërisht mbrojtja e kompanive të tilla si "Harley-Davidson" dhe nxitja e tyre që të sjellin linjë prodhimi e kapitale dhe të krijojnë vende pune në ShBA. Tani "heroi" u bë "tradhtar", "ata që dëshironte të mbronte më shumë" u bënë "të parët që u shmangën nga detyrimet", gjë që shkon në kundërshtim me qëllimin e Trump-it.

Mirëpo Trump-i nuk ka të drejtën morale për të dënuar "Harley-Davidson"-in, sepse proteksionizmi i tij tregtar, i çoi kompanitë amerikane si "Harley-Davidson" në një gjendje dëshpërimi. Kundërmasat e Bashkimit Evropian ndaj ShBA-së e rritën nivelin e tarifës doganore ndaj motoçikletave "Harley-Davidson" nga 6% në 31%. Kjo nënkupton që çmimi mesatar i motoçikletës "Harley-Davidson" do të rritet me 2200 dollarë dhe kostoja e përgjithshme vjetore e kësaj kompanie do të ngrihet me 80-100 milionë dollarë amerikanë. Zhvendosja jashtë vendit është instinkti i shmanges së rreziqeve nga kompanitë dhe është një zgjedhje e pashmangshme.

Si e para kompani që largohet nga radhët e atyre që përbëjnë "Prodhuar në ShBA", rasti i "Harley-Davidson-it" është një sinjal dështimi i politikave ekonomike dhe i masave tregtare të administratës së Donald Trump-it, dhe i një sërë pasojash zinxhir. Për momentin, kompanitë amerikane të energjisë, të bujqësisë dhe të manifakturës kanë ndier shumë dhimbje. BE-ja, Kina, India, Turqia, Meksika dhe një numër gjithnjë e më i madh vendesh të tjera janë bashkuar në qëndrimin për të marrë kundërmasa ndaj tarifave të ShBA-së. Shtëpia e Bardhë mund të dëshmojë edhe largime të tjera nga radhët e "Prodhuar në ShBA". Në rast se Shtëpia e Bardhë vendos tarifa të rënda ndaj kompanive të zhvendosura jashtë vendit dhe nis procesin e "fundit të botës", pa dyshim, ShBA-ja do të jetë ndër të parat që do të "përtypë" frytet e këqija të "terrorizmit tregtar".

Tani "terrorizmi tregtar" i ShBA-së, që karakterizohet nga trysnia ndaj të tjerëve dhe mendimin vetëm për veten, ka ushtruar ndikime kolosale mbi investimet, punësimin, tregun dhe konsumin në gjithë botën. Është ngadalësuar vëllimi i transportimit të mallrave, çmimi i lëndëve të para kryesore është rritur, produktet bujqësore amerikane po humbin tregjet e tyre dhe porositë nga fabrikat gjermane po ulen... Jerome Powell, kryetari i Rezervës Federale u shpreh se, për herë të parë, ai kishte mësuar nga udhëheqësit e biznesit për vendimet "për shtyrjen e investimeve, të rekrutimit dhe të vendimmarrjes".

Ditët e fundit, presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, Drejtori i Përgjithshëm i "Amfor"-it Christian Ewert dhe personalitete të tjera kanë paralajmëruar që "nuk do të ketë fitues nga lufta tregtare". Tanimë që do të largohet "Harley-Davidson", Trump-i është zemëruar. Përballë përgatitjes së më shumë kundërmasave nga BE-ja, India, Turqia, Meksika dhe Kina, qeveria amerikane do të paguajë faturën e "fryteve të këqija" që ka mbjellë. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore