Vizita e Mattis-it në Kinë synon komunikimin, dialogun dhe kontrollin e krizave

2018-06-27 17:35:22 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:对话---[duì huà]---Dialog

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis nisi të martën vizitën e tij në Kinë. Me këtë rast, pala kineze dhe ajo amerikane do të shkëmbejnë mendime lidhur me marrëdhëniet ndërmjet dy ushtrive dhe çështje të tjera me interes të përbashkët. Ekspertët janë të mendimit se, megjithëse janë shtuar elementet negative në marrëdhëniet ushtarake Kinë-ShBA, në përgjithësi këto marrëdhënie janë të qëndrueshme. "Komunikimi, dialogu dhe kontrolli i krizave" është objektivi i përbashkët i takimit mes zyrtarëve të lartë të mbrojtjes të të dy vendeve.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis do të jetë në Kinë për vizitë nga 26 deri në 28 qershor. Kjo është vizita e parë e tij në Kinë që kur mori detyrën para 17 muajsh. Që nga vizita e fundit në Kinë e një sekretari amerikan të Mbrojtjes kanë kaluar katër vjet.

Vitet e fundit marrëdhëniet ushtarake kino-amerikane në përgjithësi kanë qenë të qëndrueshme, por këtë vit janë shtuar faktorët e pasigurt në këto marrëdhënie. Zhou Bo, drejtor i Qendrës së Bashkëpunimit të Sigurisë pranë Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Komisionit Qendror Ushtarak, vuri në dukje disa veprime të palës amerikane nga fundi i vitit të kaluar deri në fillim të këtij viti. ShBA-ja nxori me radhë tre raporte, duke e cilësuar Kinën si "rivalen strategjike" kryesore. ShBA-ja e tërhoqi ftesën ndaj Kinës për të marrë pjesë në manovrën ushtarake shumëkombëshe "2018-RIMPAC". Gjatë Dialogut të Shangrilasë në qershorin e sivjetshëm, Mattis-i e kritikoi Kinën mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore dhe të ishullit të Tajvanit.

Por, si ekspert në fushën e sigurisë, Zhou Bo nuk është pësimist mbi marrëdhëniet ushtarake kino-amerikane:

"Marrëdhëniet mes vendeve të mëdha janë marrëdhënie të ndërlikuara në thelb. Kemi vënë re që James Mattis, gjatë Dialogut të Shangrilasë, u shpreh se ShBA-ja mirëpret çdo mundësi bashkëpunimi me Kinën. ShBA-ja do të vazhdojë të kërkojë krijimin e një marrëdhënieje konstruktive me Kinën, të orientuar nga rezultatet."

Zhou Bo është i mendimit që "komunikimi, dialogu dhe kontrolli i krizave" është objektivi i përbashkët i takimit të nivelit të lartë mes zyrtarëve të mbrojtjes të të dy vendeve. Secila nga palët do të shprehë opinionin e vet mbi çështjet me interes. ShBA-ja do të flasë lidhur me çështjet që janë në vëmendje të saj dhe Kina do të nënvizojë interesat e veta thelbësore. Të dyja palët do të sqarojnë maksimalisht qëndrimet dhe kufijtë e tyre.

"Mbi të gjitha, takimi do të fokusohet kryesisht tek marrëdhëniet e Azi-Paqësorit dhe ato dypalëshe. Mbi çështjen e Detit të Kinës Jugore, ShBA-ja dhe Kina e kritikojnë njëra-tjetrën, prandaj mendoj se ky është një rast i mirë për komunikim. Të dyja palët do të sqarojnë mendimet e veta dhe do të thellojnë mirëkuptimin e ndërsjellë." (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore