Bruksel, çel punimet Ministeriali i dytë i Veprimit Klimatik

2018-06-21 17:53:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:气候---[qì hòu]---Klimë

Ministeriali i dytë i Veprimit Klimatik nisur bashkërisht nga Kina, BE-ja dhe Kanadaja çeli të mërkurën punimet në Bruksel.

Përfaqësuesi i posaçëm i Kinës për Klimën, Xie Zhenhua tha se pala kineze do të vijojë dhënien e kontributit me të gjitha palët e tjera për të nxitur negociatat mbi zbatimin e "Marrëveshjes së Parisit", siç është planifikuar.

Ministrat dhe përfaqësuesit e lartë nga 35 vende morën pjesë në këtë takim dyditor. Komisioneri europian për Energjinë, Miguel Arias Canete tha në ceremoninë e hapjes se pas takimit të parë të suksesshëm në Montreal vitin e kaluar, BE-ja, Kanadaja dhe Kina bashkuan forcat për të dhënë një mesazh mbi klimën dhe për të nxitur angazhimin aktiv në shkallë botërore.

"Në një kohë kur sfidohet multilateralizmi, ky ministerial tregon qartë angazhimin tonë për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit si dhe shpreh vendosmërinë tonë për të kërkuar zgjidhje dhe kompromise nëpërmjet mjeteve multilaterale. Ne kemi nevojë për një ministerial që arrin rezultat gjithëpërfshirës, të balancuar dhe efektiv në përputhje me Frymën e Parisit. BE-ja, Kina dhe Kanadaja janë të vendosura të vazhdojnë bashkëpunimin me të gjitha palët për këtë qëllim."

Xie Zhenhua, përfaqësuesi i posaçëm mbi çështjen e ndryshimeve klimatike të Kinës, gjithashtu deklaroi në fjalën e tij se faktet kanë vërtetuar se mekanizmi i takimeve ministrore të sponsorizuar nga Kina, Kanadaja dhe BE-ja mund të luajë një rol të rëndësishëm plotësues dhe promovues në nxitjen e procesit shumëpalësh nën Konventën. Ai gjithashtu theksoi se procesi aktual i qeverisjes klimatike globale ende ballafaqohet me shumë pasiguri politike. Në të njëjtën kohë, sfidat e ndryshimeve klimatike globale po bëhen gjithnjë e më të mprehta.

"Për t'u përballur me këtë sfidë, ne kemi nevojë që të gjitha vendet të bashkohen për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të kombinuar trajtimin e ndryshimeve klimatike me mbrojten e mjedisit ekologjik dhe zhvillimit ekonomik, me zhdukjen e varfërisë, me përmirësimin e jetesës së njerëzve, me nxitjen e punësimit, me ruajtjen e shëndetit dhe me sigurinë dhe stabilitetin, për të zhvendosur rrugën e zhvillimit drejt gjelbërimit dhe karbonit të ulët dhe për të ndërtuar një komunitet fatesh të përbashkët të njerëzimit."

Ai thekson gjithashtu se Marrëvesja e Parisit tregon se prirja e shndërrimit global të gjelbër dhe të karbonit të ulët është e pakthyeshme dhe në përputhje me zgjedhjen strategjike të Kinës për ndjekjen e zhvillimit të cilësisë së lartë dhe forcimit të qytetërimit ekologjik. Pas reformës së raundit të tanishëm të qeverisë kineze, funksioni i përballjes me ndryshimet klimatike do t'i caktohet Ministrisë së re të Ekologjisë dhe Mjedisit, e cila do të ndihmojë qeverinë kineze për të integruar më tej burimet në të gjitha aspektet dhe për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit.

"Në Konferencën Kombëtare të Kinës për Mbrojtjen e Mjedisit mbajtur muajin e kaluar, presidenti Xi Jinping e vuri theksin tek zbatimi i një strategjie kombëtare për të reaguar në mënyrë aktive ndaj ndryshimeve klimatike, të promovojmë dhe të udhëheqim krijimin e një sistemi të qeverisjes të drejtë dhe të arsyeshëm klimatik botërore dhe të nxisim ndërtimin e një komuniteti fatesh të përbashkët të njerëzimit. Kina do të vazhdojë misionin e saj shpallur nga presidenti Xi si dhe do të punojë me të gjitha palët për të përfunduar negociatat mbi zbatimin e Marrëveshjes së Parisit sipas planit dhe për të ndërtuar një botë të pastër." (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore