"Terrorizmi Tregtar" nuk mund ta shpëtojë ShBA-në

2018-06-20 17:43:46 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:恐怖主义---[kǒng bù zhǔ yì]---Terrorizëm

Pas shpalljes së tarifave shtesë prej 25 për qind mbi produktet kineze që hyjnë në tregun amerikan, me një vlerë afro 50 miliardë dollarë amerikanë, administrata e presidentit të ShBA-së Donald Trump kërcënoi mbrëmjen e 18 qershorit me tarifa shtesë prej 10% mbi produktet kineze me vlerë 200 miliardë dollarë.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Tregtisë e Kinës duke kritikuar këtë veprim. Ky veprim ekstrem i ushtrimit të presionit dhe i shantazhit shkel konsensuset e arritura gjatë konsultimeve të shumëhershme midis dy palëve dhe se komuniteti ndërkombëtar është i zhgënjyer për këtë. Deklarata theksoi se pala kineze do të vendosë tarifa të "së njëjtës shkallë dhe intensitet" dhe të gjitha rezultatet e arritura në bisedimet ekonomike-tregtare dypalëshe do të shfuqizohen.

Vëllimi i përgjithshëm i mallrave kineze që ShBA-ja kërcënon se do të vendosë tarifa shtesë ka arritur në 450 miliardë dollarë. Sipas statistikave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave të Kinës, në vitin 2017 Kina eksportoi mallra me vlerë prej 429.8 miliardësh dollarë drejt ShBA-në. Kjo do të thotë që nëse lista e ShBA-së zbatohet, tregu amerikan do të mbyllë derën për të gjitha mallrat kineze. Ky është një veprim irracional dhe është pothuajse i çmendur!

Që nga zhvillimi i globalizimit e deri më sot, çdo udhëheqës i një vendi të madh që kupton rregullat e tregut nuk mund të bëjë akte qesharake duke i mbyllur derën ekonomisë së dytë të botës, Kinës, e sidomos kur kjo vjen nga presidenti Trump, i cili është një biznesmen që është marrë me tregti për dekada. Prandaj, pas deklaratës së palogjikshme të Shtëpisë së Bardhë, fshihet zemërimi, frustrimi dhe paniku i rënies së bursës për shkak të luftës tregtare, ankthi i përgatitjes për zgjedhjet afatmesme dhe padurimi i vështirësisë për të shtyrë përpara luftën tregtare globale. P

Të gjitha këto frustrime kanë çuar në ushtrimin e presionit ndaj palës kineze për të fituar vota.

Por bashkësia ndërkombëtare e kupton që ShBA-ja nuk kërkon thjesht një "bilanc tregtar", por të mbajë pozitën absolute hegjemonike të saj në politikë, ekonomi, çështje ushtarake, shkencë dhe teknologji duke përdorur luftën tregtare, pra duke sfiduar mbarë botën. Kjo praktikë e rishpikjes së tregtisë së lirë në botë, globalizimit ekonomik, sistemit tregtar shumëpalësh dhe zinxhirit global të prodhimit nuk është gjë tjetër veçse "terrorizëm tregtar"!

"Terrorizmi tregtar" nuk mund ta shpëtojë ShBA-në. Përballë "terrorizmit tregtar", Kina e ka deklaruar qëndrimin e saj që nga fillimi, duke cilësuar se duhet "të mbrojë interesat kombëtare dhe të njerëzve si dhe të mbrojë me vendosmëri globalizmin ekonomik dhe sistemin shumëpalësh tregtar".

Kundërpërgjigja e palës kineze është një strategji taktike gjithëpërfshirëse, që thekson efektin e goditjes jo vetëm nga ana sasiore, por në pikat strategjike për të shkaktuar dhimbje dhe frikë për krijuesin e "terrorizmit tregtar".

Në luftën tregtare të mirëplanifikuar dhe afatgjatë, Kina është kundërshtarja e parë dhe e ashpër. Nëse Kina tërhiqet, atëherë e pësojnë partnerët e tjerë tregtarë të ShBA-së. Për fat të mirë, gjithnjë e më shumë vende kanë parë thelbin dhe synimet e "terrorizmit tregtar" të ShBA-së. Edhe kryeministri japonez Shinzo Abe, aleati i fortë i ShBA-së në Azi, gjithashtu është shprehur se masat janë "të pakuptueshme dhe të papranueshme" duke kërkuar masat tregtare të marra nga ShBA-ja duhet të jenë në përputhje me rregulloret e OBT-së. Tani për tani, përballë veprimit pothuajse "të çmendur" të ShBA-së, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet sa më parë, për të bojkotuar dhe për ta fituar bashkë "luftën kundër terrorizmit" me qendrim të vendosur dhe masa të forta. (Zhan Dian)  

Mrekulli
Lajmet Kryesore