Nis Festivali i 21-të Ndërkombëtar i Filmit i Shangait

2018-06-19 17:18:31 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:电影---[diàn yǐng]---Film

Festivali i 21-të Ndërkombëtar i Filmit i Shangait, i cili po mbahet në metropolin kinez, çeli për herë të parë "Javën e Filmit e 'Një brez një rrugë'", duke thelluar dhe zhvilluar shkëmbimet në fushën kinematografike dhe kulturore midis vendeve përgjatë nismës "Një brez, një rrugë".

Falë organizimit të këtij eventi po shtohet bashkëpunimi mes filmbërësve ndërkombëtarë, për ndërtimin e platformës së hapur të përbashkët për shtimin e komunikimit mbi kulturën dhe industrinë e filmit.

Pasditen e 18 qershorit u mbajt në Shangai Forumi i Tryezës së Rrumbullakët për kulturën e filmit "Një brez, një rrugë". Në këtë ngjarje u shfaqën filma nga Rumania, Malajzia, India, Egjipti dhe vende të tjera për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit rajonal dhe të shkëmbimeve kulturore. Në forumin e së njëjtës ditë, drejtori i Festivalit Ndërkombëtar Transilvania të Rumanisë, Tudor Giurgiu tha se vendi i tij do të nxjerrë së shpejti një ligj të ri për uljen e tatimeve për grupet e prodhimit të filmave të huaj. Ai beson se kjo masë do të tërheqëse më shumë kompani të huaja të prodhimit të filmave.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Shangait nisi në vitin 1993 dhe ka një histori mbi 20-vjeçare. Nisma "Një brez, një rrugë" ka injektuar impuls të ri për zhvillimin e këtij Festivali.

Në vitin 2016, Festivali konfiguronte "Një brez, një rrugë" si njësi e përhershme e sektorit të ekspozitës ndërkombëtare si dhe u arrit një marrëveshje katërpalëshe bashkëpunimi me Festivalin e Filmit të Netëve të Zeza të Tallinn-it të Estonisë, Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Kajros së Egjiptit dhe Qendrën Kombëtare të Filmit në Gjeorgji.

Në kuadër të ngjarjeve të festivalit "Një brez, një rrugë" u ftuan përfaqësues të festivaleve të filmit dhe institucioneve nga 13 vende duke përfshirë Hungarinë, Greqinë dhe Filipinet për të nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit të filmit "Një brez, një rrugë".

Këtë vit, gjatë Javës së Filmit "Një brez, një rrugë", Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Shangait u njoftua formimi i një aleance të re "Një brez, një rrugë" me 31 institucione filmike nga 29 vende, duke përfshirë Bullgarinë, Egjiptin, Greqinë dhe Indinë.

Fu Wenxia, drejtore e përgjithshme e Qendrës Ndërkombëtare të Filmit të Shangait, tha:

"Bashkëpunimi ynë nuk është vetëm një bashkëpunim dypalësh, por mund të jetë edhe shumëpalësh." Bazuar në punën e vitit të kaluar, nisëm zyrtarisht këtë vit krijimin e Aleancës së Festivalit të Filmit "Një brez, një rrugë".

Kjo Aleancë përfshin përdorimin e filmit si një mjet nxitës përshkëmbimeve kulturore dhe artistike mes vendeve, për promovimin e ekspozitës së filmave kombëtarë në festivale dhe institucione filmike të vendeve të tjera, shkëmbimin reciprok midis gjyqtarëve dhe ekspozitave të festivaleve filmike midis vendeve. Si anëtare e aleancës, Wu Peiling, themeluese dhe kryetare e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Malajzisë, tha se krijimi i Aleancës ka rëndësi të madhe:

"Përmes Aleancës, Malajzia mund të komunikojë më shumë me vende të ndryshme, kështu që mendoj se mund të lidhen filmat nga vende të ndryshme dhe shpresoj që Kina të mund të vazhdojë bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë"".

Veprimtaritë e Javës së Filmit "Një brez, një rrugë" në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shangait gjithashtu përfshinë shfaqje të filmave përkatëse, Nata e Filmit e "Një brez, një rrugë", të cilat ofruan mundësinë që publiku kinez të informohet mbi kultura të ndryshme nga vendet dhe rajonet e botës përmes filmit, duke ofruar një platformë të re komunikimi kulturor për prodhuesit e filmit nga më shumë vende.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore