Wang Yi thekson se mosmarrëveshjet nuk duhet të ndikojnë marrëdhëniet kino-amerikane

2018-06-15 16:20:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:摩擦---[mó cā]---Mosmarrëveshje

Të enjten, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi bisedime në Pekin me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo që ndodhet për vizitë në Kinë. Gjatë bisedimeve, Wang Yi u shpreh se dy palët duhet të zgjidhin siç duhet çështjet ekonomiko-tregtare dhe pengesat në bashkëpunim dhe të respektojnë interesat e njëri-tjetrit duke shmangur ndikimin negativ të mosmarrëveshjeve në marrëdhëniet kino-amerikane.

Pompeo e njohu palën kineze me zhvillimin e takimit mes presidentit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un, duke u shprehur se nevojitet ende shumë punë për zgjidhjen e çështjes bërthamore në Gadishullin Korean. Ai tha se SHBA-ja është e gatshme të ruajë kontaktet e ngushta me Kinën për këtë çështje.

Wang Yi tha se Kina dëshiron të bëjë shkëmbime të ngushta me palët e ndryshme përkatëse duke përfshirë SHBA-në për të vazhduar rolin e duhur të vet në nxitjen e realizimit të një Gadishulli Korean pa armë bërthamore dhe të paqes në këtë Gadishull.

Duke folur për gjendjen e tanishme të zhvillimit të marrëdhënieve kino-amerikane, Wang Yi shprehu shpresën se SHBA-ja do të bëjë përpjekje së bashku me palën kineze për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ai vuri në dukje se Kina e SHBA-ja duhet ta zgjidhin problemin ekonomiko-tregtar në një mënyrë të përshtatshme për të dyja palët. Wang Yi tha:

"Kina e SHBA-ja kanë zhvilluar shumë raunde konsultimesh për çështjen ekonomiko-tregtare dypalëshe duke arritur shumë mirëkuptime e konsensuse të rëndësishme, ndër të cilat më e rëndësishmja është zgjidhja e mosmarrëveshjeve në mënyrë konstruktive. Shpresojmë se pala amerikane do të respektojnë këtë konsensus të rëndësishëm dhe nuk do të ndërmarrë asnjë veprim të njëanshëm që krijon pengesa të reja për konsultimet e ardhshme."

Mike Pompeo tha se tani më e rëndësishmja është vazhdimi i dialogut strategjik midis SHBA-së e Kinës dhe trajtimi siç duhet i mosmarrëveshjeve për të kërkuar zgjidhjen paqësore.

Duke folur për çështjen e Tajvanit, Pompeo u shpreh se qëndrimi i SHBA-së në këtë problem nuk ka ndryshuar, SHBA-ja do të vazhdojë të zbatojë politikën e 'Një Kine'. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore