Përvoja e parë e gazetarëve për Kupën e Botës të Rusisë

2018-06-14 17:14:00 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:世界杯---[shì jiè bēi]---Kupa e Botës

Të enjten nis Kampionati Botëror i Futbollit "Rusi 2018". Mbi 3000 gazetarë të vendeve të ndryshme kanë shkuar në Rusi për të njoftuar këtë ngjarje madhështore sportive.

Brazili është skudra që ka fituar më shpesh titullin kampion gjatë Kupave të Botës ndër vite. Gazetari sportiv brazilian Fernando, i cili ka mbuluar shpesh herë këtë event vlerësoi punët përgatitore të Rusisë për organizimin e Kupës së Botës. Ai tha se fushat dhe pajisjet e stërvitjes janë të përsosura gjë që do t'u ofrojë futbollistëve kushte të mira për të luajtur në formën e tyre më të mirë.

"Jam i mendimit se skuadra braziliane ka fuqi të madhe dhe do të fitojë pa diskutim titullin kampion në Rusi," tha Fernando.

Skuadra argjentinase me yllin e futbollit Leonardo Messi është një tjetër skuadër e fortë që ka tërhequr vëmendjen e botës. Këtë herë, dhjetra media argjentinase kanë shkuar në Rusi,duke zënë numrin më të lartë të mediave ndër vendet e Amerikës Latine. Gazetari argjentinas Petro vlerësoi nivelin e sigurisë gjatë Kupës së Botës të Rusisë:

"Për të ardhur këtu në Rusi më duheshin rreth 40 orë. Jam i mendimit se të gjitha punët organizative lidhur me Kupën e Botës janë në rregull. Garantimi i sigurisë në stadiume dhe në vende publike si rrugë apo metro është shumë i mirë."

Për shkak të tensionimit të marrëdhënieve vitet e fundit mes Rusisë e vendeve perëndimore, disa media perëndimore e kanë demonizuar Rusinë. Rusët shprehin shpresën se nëpërmjet organizimit të Kupës së Botës të futbollit, do të ndryshojë pikëpamja e europianëve dhe amerikanëve për Rusinë duke përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin. Gazetari britanik Brad u shpreh:

"Në vendin tonë, njoftimet negative të disa mediave për Rusinë më kanë frikësuar për këtë vend. Por, deri tani, nuk kam hasur asnjë problem nga ato që raportohen në media. Ne të gjithë jemi në pritje të një kampionati të mrekullueshëm."

Kupa e Botës e Rusisë 2018 do të zhvillohet deri më 15 korrik. Ndeshjet do të zhvillohen në 12 stadiume në 11 qytete ruse. Tifozët e futbollit të mbarë botës po e presin me entuziazëm këtë Kampionat. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore