Wang Yi jep intervistë me rastin e samitit të OBSh-së

2018-06-12 17:14:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:媒体---[méi tǐ]---Media

Në një intervistë të dielën, me rastin e samitit vjetor të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait që u mbajt në Qingdao, këshilltari i Shtetit dhe njëkohësisht ministër i Jashtëm i Kinës Wang Yi i njohu mediat me rezultatet e kësaj veprimtarie.

Duke folur lidhur me veçoritë dhe domethënien e samitit, Wang nënvizoi se, në krahasim me samitet e kaluara të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, samiti i Qingdaos ishte më i madhi, i nivelit më të lartë dhe me rezultatet më të pasura.

Në samitin e Qingdaos palët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat, për të ndërtuar bashkësinë e fateve të përbashkëta, shtoi Wang Yi. Sipas tij, rezultatet e samitit janë në pesë akspekte: planifikimi i ri për zhvillimin e organizatës; masat e reja për bashkëpunimin mbi sigurinë; dinamika e re për bashkëpunimin ekonomik; rezultatet e reja të bashkëpunimit kulturor-njerëzor; faza e re për marrëdhëniet diplomatike.

Wang Yi u shpreh se presidenti Xi Jinping theksoi se "Fryma e Shangait" është shpirti dhe pasuria e përbashkët e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, tek i cili duhet të këmbëngulet dhe që duhet të përhapet. Kryetari i shtetit kinez ka paraqitur po ashtu konceptet e zhvillimit, të sigurisë, të bashkëpunimit, të qytetërimit e të qeverisjes globale, dhe u ka bërë thirrje të gjithave palëve të krijojnë bashkësinë e fateve të përbashkëta të OBSh-së e të nxitin krijimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare. Kreu i diplomacisë kineze vuri në dukje se propozimet e rëndësishme të paraqitura nga presidenti Xi përputhen plotësisht me kërkesat e zhvillimit të OBSh-së, me interesat e përbashkëta të vendeve të botës dhe me prirjen e kohës të zhvillimit dhe të përparimit të botës. Ato jo vetëm do të forcojnë zhvillimin e vetë Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, por edhe do të jenë në favor të nxitjes së paqes dhe përparimit në rajon dhe botë.

Lidhur me problemet që kanë qenë në qendër të vëmendjes në samitin e OBSh-së në Qingdao dhe masat që do të marrë Kina për zhvillimin e organizatës, Wang Yi tha se zhvillimi i botës së tanishme ndodhet përpara pritshmërive dhe sfidave. Për të ruajtur zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, çdo palë duhet të zbatojë plotësisht marrëveshjet e arritura në samitin e Qingdao-s. Duhet të ngulet këmbë në drejtimin e zhvillimit të OBSh-së dhe në forcimin e bashkëpunimit real, si edhe në përmirësimin e qeverisjes globale. (Wang Xianya/Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore