Zgjerimi i OBSh-së sjell energji të re

2018-06-08 19:00:09 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:成员国---[chéng yuán guó]---Vende anëtare

Samiti i 18-të i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh) do të zhvillohet këtë fundjavë në Qingdao, qytetin lindore të Kinës. Ky do të jetë samiti i parë i OBSh-së pas shtimit të vendeve antëare. Personalitete diplomatike vënë në dukje se anëtarësimi vitin e kaluar i Indisë dhe Pakistanit në familjen e madhe të OBSh-së i ka sjellë kësaj organizate energji të re dhe efektivitetin pozitiv.

Në vitin 2005, India dhe Pakistani ishte vende vëzhguese të OBSh-së, ndërsa qershorin e kaluar u anëtarësuan zyrtarisht në këtë Organizatë. Ky ishte shtimi i parë i anëtarëve të OBSh-së.

Ambasadori i Kinës në Indi, Luo Zhaohui, është i mendimit se pas pranimit të Indisë dhe Pakistanit në OBSh, hapësira gjeografike e kësaj organizate përfshin nga Arktiku deri në Oqeanin Indian, duke zënë 3/5 e sipërfaqjes së kontinentit euroaziatik. Me një popullsi të përgjithshme prej mbi 3.1 miliardësh dhe vëllim të PBB-së prej mbi 17 trilionë dollarësh amerikanë, OBSh-ja është sot një "gjigant" që ka rol e ndikim vendimtar në botë. Zgjerimi i OBSh-së i fut zhvillimit të organizatës fuqi të mëdha nxitëse.

Në krahasim me prirjen e rritjes së proteksionizmit në mbarë globin, duket shumë i çmuar koncepti i OBSh-së për zhvillimin me bashkëpunim. Kryetari ekzekutiv i zonës kineze pranë Federatës Indiane të Dhomave të Tregtisë, Atul Dalakoti shprehu besimin se OBSh-ja po bëhet shembull i bashkëpunimit midis vendeve në mbarë botën.

"Gjatë dy vjetëve të kaluar, në shumë rajone të botës është parë rryma e proteksionizmit dhe është e domosdoshme që ta ndryshojmë këtë situatë. Jam i mendimit se Samiti i OBSh-së në Qingdao ka rëndësi të madhe, sepse me shtimin e vendeve anëtare, kjo organizatë do të ketë rrugë më të gjerë zhvillimi. Në fakt, OBSh-ja është bërë një organizatë ndërkombëtare që përfshin mbarë kontinentin euroaziatik. Në të ardhmen të gjitha vendet aziatike dhe euroaziatike do të kenë mundësi të bashkëpunojnë në kornizën e OBSh-së, të nxitin zhvillimin ekonomik, të thellojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe të shtojnë shkëmbimet kulturore."

Sekretari i përgjithshëm i OBSh-së Rashid Alimov shprehu mendimin se si dy vende të rëndësishme të Azisë Jugore, India dhe Pakistani disponojnë potenciale të mëdha ekonomike dhe baza të forta kulturore. Ato kanë edhe përvojë të pasur në mbrojtjen e sigurisë rajonale dhe në luftën kundër terrorizmit. Pjesëmarrja njëkohësisht e këtyre dy vendeve në OBSh është në favor të nxitjes së bashkëpunimit kundër terrorizmit midis vendeve të Azisë Jugore dhe veçanërisht midis këtyre dy vendeve fqinje.

"Pjesëmarrja aktive në bashkëpunimin e familjes së madhe të OBSh-së nga India dhe Pakistani, do ta forcojë natyrën ndërkombëtare të kësaj organizate dhe do të zgjerojë ndikimin e përtej vendeve anëtare të organizatës." (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore