Kyçi i zbatimit të konsensusit të Uashingtonit është bashkëpunimi kino-amerikan

2018-06-04 22:09:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 共识---[gòng shí]---Konsensus

Nga 2 deri më 3 qershor, anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, zv.kryeministër dhe kreu i palës kineze në dialogun ekonomik kino-amerikan Liu He kryesoi konsultimet në rezidencën qeveritare "Diaoyutai" në Pekin mes delegacionit kinez dhe delegacionit amerikan të kryesuar nga sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross, mbi çështjet ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. Sipas deklaratës së publikuar nga pala kineze, palët zhvilluan një komunikim të mirë lidhur me zbatimin e konsensusit të arritur mes dy vendeve në Uashington në fushën e bujqësisë, të energjisë etj., duke arritur përparime pozitive e konkrete. Hollësitë përkatëse pritet të konfirmohen nga të dy palët. Sekretari amerikan i Tregtisë Wilbur Ross u shpreh se, deri tani, bisedimet me palën kineze kanë qenë miqësore e të sinqerta dhe kanë përfshirë çështje lidhur me llojet konkrete të mallrave të importit.

Deklarata e palës kineze ka tre shprehje kyçe: "zbatim i konsensusit", "komunikim i mirë" dhe "përparime pozitive e konkrete". "Zbatimi i konsensusit " është objektivi e këtyre bisedimeve, "komunikimi i mirë" është mënyra e bisedimeve, "përparime pozitive dhe konkrete" është rezultati i bisedimeve. Të tre anët lidhen ngushtë dhe të treja janë të pamungueshme. Sipas informacionit të publikuar, fokusi i bisedimeve ishin në bujqësia dhe energjia. Është në interesin e të dy palëve që të arrijnë përparime pozitive.

Në fushën e produkteve bujqësore, vitet e fundit portokallet, soja, fistikët, vera e kuqe dhe mishi i viçit nga ShBA-ja kanë përmbushur kërkesat e konsumatorëve kinezë për produkte të cilësisë së lartë. Zgjerimi i mallrave që Kina importon prej nga ShBA-së jo vetëm do t'u mundësojë konsumatorëve të blejnë më shumë produkte bujqësore cilësore me çmim më të lirë, por gjithashtu do të nxitë ngritjen e cilësisë së produkteve bujqësore të Kinës, për të përshpejtuar reformat në fushën e ofertës gjatë hapjes. Në të njëjtën kohë, fermerët e ShBA-së do të kenë gjithashtu një treg të qëndrueshëm të eksportit dhe do të rrisin të ardhurat e tyre.

Në fushën energjetike, zhvillimi i shpejtë ekonomik i Kinës dhe kërkesa për konsumin e energjisë e rreth 1.4 miliardë banorëve të saj shkaktojnë kontradiktën gjithnjë e më të mprehtë mes ofertës e kërkesës për energji. Në fund të vitit të kaluar, banorët në shumë provinca të Kinës ndien "mungesën e gazit natyror" dhe kapaciteti i prodhimit nuk mund të plotësonte nevojat e njerëzve. Në të njëjtën kohë, shpresat e popullit kinez për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe vendosmëria dhe masat e qeverisë për të fituar betejën për "qiellin blu" kërkojnë zgjerimin importin e energjisë së pastër dhe formimin e kanaleve dhe të strukturave të diversifikuara të importit të energjisë. Kjo do ta ndihmojë gjithashtu ShBA-në për të ulur deficitin tregtar dhe është pa dyshim një rezultat i dobishëm për të dyja palët.

Ndërkohë, siç thuhet në deklaratën e palës kineze, rezultatet e arritura midis Kinës dhe ShBA-së duhet të bazohen në premisën se të dy palët "duhet të arrijnë kompromis me njëra-tjetrën dhe të mos bëjnë luftë tregtare". Nëse pala amerikane publikon masat e sanksioneve tregtare, duke përfshirë rritjen e tarifave, të gjitha arritjet tregtare dhe ekonomike të negociuara nga të dy palët nuk do të kenë efekt. Ky është qëndrimi dhe "vija e kuqe" e palës kineze dhe është gjithashtu çelësi për të siguruar konsensusin në konsultimet midis Kinës dhe ShBA-së.

Sekretari i Tregtisë i ShBA-së Wilbur Ross u shpreh se bisedimet e kësaj here me Kinën ishin "miqësore e të sinqerta". Megjithatë, për shkak se pritet të konfirmohen hollësitë e bisedimeve dhe rezultatet e konsultimeve do t'i raportohen presidentit amerikan Trump, ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për këtë, pala kineze do të jetë e hapur, do të ruajë vendosmërinë strategjike e do të përgatitet për çdo mundësi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore