Ndërmarrjet e huaja vlerësojnë sektorin e shërbimit të Kinës

2018-05-30 18:15:10 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:服务业---[fú wù yè]---Sektori i shërbimit

Ditët e fundit, ministri kinez i Tregtisë Zhong Shan u shpreh në Samitin e Tregtisë Globale të Shërbimeve si pjesë e Panairit të 3-të Ndërkombëtar të Tregtisë së Shërbimeve të Pekinit se qeveria kineze do të shpejtojë hapjen e sektorit të shërbimit ndaj botës. Shumë pjesëmarrës në këtë panair vlerësuan lart masat për hapjen e vazhdueshme të sektorit të shërbimit ndaj botës dhe u shprehën optimistë për tregun e Kinës. Ata shprehën vullnetin për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e tregtisë së shërbimeve me Kinën.

Kompania lituaneze "Uno Parks" merret me projektimin e parqeve të mëdha të aventurës në zonën e Detit Baltik. Kjo kompani hyri në tregun kinez në vitin 2013 dhe tani ka ndërtuar 6 parqe të aventurës në Kinë. Në panairin e kësaj here, përfaqësuesja e kompanisë mbi zhvillimin e biznesit Zhao Na prezentoi se nisma e Kinës "Një brez, një rrugë" ka sjellë mundësi të reja bashkëpunimi për zhvillimin e kompanisë.

Ajo tha se: "Falë zbatimit të nismës 'Një brez, një rrugë', vendet e Europës Lindore kanë rastin të marrin pjesë në panaire të këtij lloji. Lituania është një vend i vogël, por nëpërmjet aktiviteteve të tilla gjithnjë e më shumë njerëz do ta njohin këtë vend dhe kështu do të shtohet interesi për bashkëpunim ekonomik-tregtar. Lituania ka 2.8 milionë banorë, por ka 20 parqe të aventurës, prandaj, sipas kësaj përqindje, në të ardhshmen Kina mund të zhvillojë 100 mijë parqe të aventurës, duke qenë një treg i madh. "

Ministri i Tregtisë së Kinës Zhong Shan u shpreh se qeveria kineze po forcon aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar nëpërmjet nismës "Një brez, një rrugë", dhe nxit lehtësimin dhe hapjen e tregtisë së shërbimit, ka zgjeruar fushën e bashkëpunimit dhe ka nxitur zhvillimin e nivelit të lartë të sektorit të shërbimeve. Kryetari ekzekutiv i Shoqatës së Tregtisë së ShBA-së Qin Jiahao tha për shtypin se nga bashkëpunimi reciprok i tregtisë kino-amerikane, zgjerimi i sektorit të shërbimeve të Kinës do të rrisë punësimin e ShBA-së dhe të ndihmojë në rimëkëmbjen e ekonomisë së saj reale.

Ndërkohë, specialistët theksojnë se Kina po nxit më shpejtësi hapjen e sektorit të shërbemeve për arsimin, shëndetësinë, pensionet, financat, sigurimet etj. Këta sektorë kanë lidhje të ngushtë me reformën e strukturës së shoqërisë dhe kërkesën e popullit kinez për një standard më të lartë jetese.

Zv-kryetari i Fondit të Studimit të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Liu Shijing tha se zhvillimi i sektorit të shërbimit të Kinës dhe sektorit të prodhimit kanë shumë dallim nga ato në vendet e zhvilluara, hapja ndaj botës do të shërbejë si një përvojë e mirë për zhvillimin e ndërmarrjeve kineze.

Ai tha se: "Ne kemi nevojë për teknologji, menaxhim, markë, të cilat janë kërkesat e sektorit. Përveç këtyre, ne duhet të forcojmë hapjen e brendshme nëpërmjet hapjes me jashtë. Në Kinë, veçanërisht ekonomitë private kanë vitalitetin e zhvillimin e fortë, prandaj ata kanë nevojë për këtë rast." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore