BE, shkëmbime artistike me studentë kinezë

2018-05-10 17:23:33 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:艺术---[yì shù]---Art

9 maji shënon 'Ditën e Europës' që përkujton 9 majin e vitit 1950 kur kryediplomati i atëhershëm francez Robert Schuman paraqiti "Planin e Komunitetit Europian të Çelikut dhe të Qymyrgurit". Kjo ditë tani kujtohet në të gjitha vendet anëtare të Bllokut. Me rastin e kësaj dite, sivjet muzeu Erlebnis Europa në Berlin organizoi një ekspozitë për veprat që fituan çmime në "Konkursin e Dizenjimit të Afisheve, Përjeto Europën".

Konkursi synon që nëpërmjet formave artistike, të forcohet njohja dhe dashamirësia e brezit të ri të kinezëve për Europën. Nën drejtimin e profesorëve kinezë dhe europianë, studentët kinezë realizuan afro 350 dizenjime për shumëllojshmërinë kulturore europiane mbi tema të tilla si kultura, stili i jetesës, ushqimi, sportet, tregtia, risitë, mbrojtja e mjedisit dhe arsimi.

Jose Sánchez Martínez, është përfaqësues MC Grup, një ndër organizatorët e aktivitetit.

Sipas tij, juria i kushtoi më shumë rëndësi mendimeve dhe metodave të studentëve për të shprehur imagjinatën e tyre ndaj Europës. Ndërkohë, organizatorët shpresojnë gjithashtu se vizitat mund të japim përshtypje reale dhe nga afër për Europën.

"Nga reagimet fillestare, mendojmë se këta studentë kinezë e vlerësojnë shumë për këtë vizitë. Gjatë saj, ata kanë përjetuar pikat që janë në përputhje apo në kundërshtim të mendimeve të tyre e mëparshme sepse përveç Berlinit, ata do të shkojnë edhe në Bruksel, do të vizitojnë Komisionin Europian, Parlamentin si dhe qytete të tjera europiane."

Li Lijuan dhe Xu Tingyun janë pjesëmarrëset e vetme që konkurrojnë në çift. Afishet e tyre përbëhen nga një seri fotografish ku paraqesin përshtypjet e tyre për Europën. Li i tha CRI-së se ato dëshirojnë që veprat e tyre të tërheqin më shumë vizitorë kinezë në Europë. "Bashkëmoshatarët tanë mund të studiojnë dhe ata të diplomuar mund të punësohen këtu", shtoi Li Lijuan.

Siç mësohet, nga 30 prilli deri më 26 maj, fituesit e çmimit të konkursit do të marrin pjesë në aktivitetet e shkëmbimeve në institucione si Agjencia Ekzekutive e Arsimit, Medias Audiovizuale dhe Kulturës, Komisioni Europian, Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian dhe Parlamenti Rinor Europian, duke prekur nga afër shumëllojshmërinë kulturore europiane.

"Përjeto Europën" është një projekt i shtrirë në dy vjet e gjysmë i organizuar nga Delegacioni i BE-së në Kinë.

Organizatorët dëshirojnë që nëpërmjet veprimtarive ndryshme kulturore t'u prezantojnë qytetarëve kinezë historinë, politikën, ekonominë, kulturën dhe jetën e 500 milionë qytetarëve të BE-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore