Tregtia e jashtme e Kinës ruajti prirjen e qëndrueshme në prill

2018-05-09 17:24:48 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:外贸---[wài mào]---Tregti e jashtme

Ekspertët thonë se tregtia e jashtme e Kinës po shkon drejt zhvillimit më të balancuar, pas publikimit të të dhënave të prillit nga Autoriteti i Përgjithshëm Doganor.

Të dhënat për prillin tregojnë se vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit arriti në 2.36 trilionë juanë, 7.2% më i lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa, suficiti tregtar arriti në 182.8 miliardë juanë, 27% më i ulët se prilli i vitit të kaluar.

Në bilancin tregtar, vlera e mallrave të eksportuara arriti në 1.27 trilionë juanë dhe ato të importuara në 1.09 trilionë juanë, vlera këto 3.7% dhe 11.6% më të larta respektivisht se ato të prillit të vitit të kaluar. Për këtë, zv./drejtori i Institutit të Tregtisë Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Tregtisë të Kinës, Bai Ming vlerëson këto rezultate nuk arrihen lehtë.

"Rritjet e importit dhe të eksportit mbetet ende brenda një norme të moderuar, në të cilën eksporti rritet pak ngadalë dhe importi më shpejt. Ekonomia botërore po rigjallërohet gradualisht. Mirëpo, proteksionizmi i ashpër tregtar përbën presion të madh për eksportet tonë, pa perënduar këtu faktin që vlera monetare e RMB-së është rritur në mënyrë të ndjeshme në krahasim me vitin e kaluar. Prandaj, arritjet e tanishme nuk janë të lehta," tha z. Bai.

Nga statistikat del se shkëmbimet e import-eksportit të Kinës me partnerët kryesorë kanë ruajtur prirjen e rritjes së vazhdueshme. Sidomos ato me një pjesë të vendeve përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" janë shtuar shpejt. Për katër muajt e parë të vitit, BE-ja, ShBA-ja dhe ASEAN-i mbeten tre partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kinës, kurse vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit i Kinës me vendet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë" është 2.7 pikë përqindje më i lartë se rritja e përgjithshme të tregtisë së jashtme të vendit.

Një gjë tjetër që vërehet është suficiti tregtar i Kinës që ka shfaqur ulje të qëndrueshme. Sipas z. Liang Ming, zv./Drejtor i Institutit të Studimeve të Tregtisë së Jashtme i Ministrisë së Tregtisë të Kinës, kjo vërteton se Kina po i kushton më shumë rëndësi zhvillimit të balancuar të tregtisë së jashtme.

"Tani, i kushtojmë më shumë rëndësi balancimit në import-eksportit. Për shembull, nga viti i kaluar, kemi shtuar shumë importin dhe po përgatitemi për panairin e parë të importit që do të zhvillohet në nëntorin e sivjetshëm. Muajin e kaluar, udhëheqësit partiakë njoftuan masa të reja për të zgjeruar më tej përmasën e importit. Në fakt, presidenti Xi Jinping nënvizoi në fjalimin e mbajtur në Forumin e Boao-s se nuk synojmë vetëm suficit tregtar. Prandaj, mendoj se suficiti ende ka hapësirë për t'u zvogëluar," tha z. Liang.

Mrekulli
Lajmet Kryesore