Kinë-BE, bashkëpunim për zhvillim të vazhdueshëm

2018-05-08 17:04:29 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:持续---[chí xù]---Vazhdueshmëri

Zhvillimi i vazhdueshëm i Kinës dhe i BE-së nuk mund të ndahet nga rigjallërimi i konsoliduar i ekonomisë botërore e nga as mjedisi i favorshëm për investimet dhe tregtinë ndërkombëtare, tha të hënën në një seminar të organizuar në Bruksel ambasadori kinez në Bashkimin Europian, Zhang Ming.

Ai i bëri thirrje Brukselit të punojë së bashku me palën kineze për të ruajtur lirinë dhe një sistem të hapur shumëpalësh tregtar pa diskriminime, duke kundërshtuar proteksionizëm në çdo forme nën çdo pretekst.

Nënkryetari i Komisionit Europian, Jyrki Katainen reagoi aktivisht duke pohuar përgjegjësinë e përbashkët të të dy palëve për të luftuar kundër veprimeve të njëanshme.

Ambasadori Zhang tha në fjalimin e tij se Kina dhe Europa ndajnë qëndrime të ngjashme mbi problemin e zhvillimit të vazhdueshëm.

"Zhvillimi i vazhdueshëm është bërë një ndër politikat shtetërore të Kinës. Qeveria kineze i kushton mbrojtjes së mjedisit të njëjtën rëndësi si dhe rritjes ekonomike e përparimit shoqëror. E kemi prezantuar këtë koncept edhe gjatë hartimit të politikave për një zhvillim të koordinuar, të hapur, rinovues, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës. Ndërkohë, Kina ka integruar objektivat e OKB-së për zhvillim të vazhdueshëm deri në vitin 2030 në strategjinë e saj të zhvillimit, duke caktuar përgjegjësi konkrete në fushat ekonomike, shoqërore dhe mjedisore."

Ambasadori Zhang vuri në dukje se kohët e fundit krahas rimëkëmbjes së vazhdueshme në Europë, ekonomia kineze ka hyrë në një fazë të re zhvillimi cilësor, gjë që ka krijuar kushte të favorshme për bashkëpunimin dypalësh për zhvillim të vazhdueshëm. Ai i nxiti vendet e ndryshme të mbajnë "përgjegjësi të përbashkët të ndryshme" sipas kushteve të brendshme për të integruar axhendën ndërkombëtare të zhvillimit të vazhdueshëm me planifikimin e brendshëm shtetëror.

Zhang shtoi gjithashtu se Kina dhe Europa duhet të mbrojnë bashkërisht rigjallërimin ekonomik dhe rregullat shumëpalëshe globale.

Në seminar, ai vuri në dukje se Kina dhe Europa duhet të nxisin bashkëpunimin për realizimin e objektivave të përcaktuara në Marrëveshjen e Parisit për ndryshimin e klimës dhe nxitjen e konsultimeve për nismën "Një brez, një rrugë".

Nënkryetari i Komisionit Europian, Jyrki Katainen u shpreh në fjalimin e tij se Kina është një partnere e rëndësishme e Europës për nxitjen e realizmit të Objektivave të OKB-së për zhvillim të vazhdueshëm deri në vitin 2030.

"Mendoj se gjëja e parë mbi të cilën Kina dhe BE-ja mund të punojnë është përkrahja e një rendi të hapur e të barabartë botëror që bazohet mbi rregullat. Kjo kërkon respekt, mbështetje dhe zbatim të gjithanshëm të Kartës së OKB-së, rregullave të OBT-së dhe Marrëveshjes së Parisit për përballimin e ndryshimit klimatik. Ne duhet të bëhemi shembuj në këto aspekte dhe të refuzojmë veprimet e njëanshme dhe 'sundimin e më të fuqishmit', duke ndarë përgjegjësitë që na takojnë", tha Katainen.

Seminari u organizuar nga Kolegji i Europës, Komiteti Ekonomiko-Shoqëror Europian dhe Dhoma e Tregtisë Ndërkombëtare e Kinës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore