Kina nxit hapjen e tregut të automjeteve

2018-05-03 17:08:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:升级---[shēng jí]---Përmirësim

Kohët e fundit, nisma e qeverisë kineze çoi në një sërë masash për hapjen e tregut të automjeteve, duke tërhequr vëmendjen e qarqeve të jashtme. Sipas autoriteteve të sektorit të automjeteve, hapja e mëtejshme e këtioj sektori i sjell botës zhvillim si dhe angazhon ndërmarrjet kineze të automjeteve të rrisin cilësinë dhe të shtojnë afëtësinë konkurruese falë hapjes së tregut.

Pas ndezjes së dritës jeshile për hapje të mëtejshme në mbledhjen vjetore 2018 të Forumit Boan për Azinë, Kina ka shpejtësuar në mënyrë të pandërprerë ritmin e hapjes. Në të kaluarën, zëdhënësi i Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacioneve të Kinës Chen Yin u shpreh se Kina do të lehtësojë në masë të gjerë standardet e hyrjes në tregun e automjeteve.

"Në vitin 2018, do të heqim kufizimin e aksioneve të huaja për ndërmarrjet e automjeteve me motor të veçantë, të automjeteve me energji të re. Në vitin 2020, do të heqim kufizimin e aksioneve të huaja për ndërmarrjet e automjeteve komerciale. Në vitin 2022, do të heqim kufizimin e aksioneve për ndërmarrjet e automjeteve për pasagjerë. Gjithashtu do të heqim edhe kufizimin e numrit të degëve të ndërmarrjeve të jashtme në Kinë."

Bëhet e ditur se masat e reja të hapjes na ofrojnë parashikim më të përcaktuar për kohën e hapjes së sektorit në vitet e ardhme, duke shënuar qartësisht periudhën kalimtare. Sipas autoriteteve, zgjerimi i hapjes së sektorit është një zgjedhje e Kinës për arritjen e begatisë së përbashkët.

Sipas të dhënave statistikore, sasia e prodhimit dhe e shitjes së automjeteve kineze është renditur në vendin e parë në botë për 9 vjet me radhë. Numri i shitjes së makinave në Kinë barazon numrin e përgjithshëm në tregjet e ShBA-së, Japonisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe. Kina është tregu më i madh botëror i automjeteve. Sasia e prodhimit dhe e shitjes e makinave me energji të re në Kinë renditen në vendin e parë në botë për 2 vjet radhazi. Deri tani, pothuajse të gjitha kompanitë e njohura të automjeteve me markë ndërkombëtare kanë vendosur degët e përbashkta me investimet kineze, duke siguruar fitime të mira. Në të njëjtën kohë, ndërmarrjet e automjeteve kineze kanë realizuar arritje në "investimet e jashtme", për shembull, kompania e automjetit kineze "Geely" ka blerë aksionet e ndërmarrjeve të huaja "Volvo"-së dhe "Proton". Deri tani, "Geely" është bërë aksionari më i madh i "Daimler AG".

Sipas autoriteteve të sektorit, në 20 vitet e anëtarësimit në Organizatën Botërore të Tregtisë, sektori i automjeteve kineze ka arritur disa aftësi sistematike gjatë konkurrencës përmes hapjes së vazhdueshme të tregut. Zv-sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Shitësve të Automjeteve të Kinës, Luo Lei u shpreh:

"Në fushën e teknologjisë së prodhimit të automjeteve, Kina ka grumbulluar një përvojë 20-vjeçare. Deri tani, sektori i automjeteve kineze është përmirësuar ndjeshëm. Shumë ndërmarrje kineze kanë aftësi të studimit të pavarur dhe pronësi intelektuale më të rëndësishme. Cilësia e automjeteve të shumë kompanive kineze është përmirësuar dukshëm."

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Teknologjisë dhe Industrisë së Informacionit, Kina po shqyrton dhe harton masat konkrete për uljen e tarifave të makinave të importuara në vend, masa që do të bëhen publike menjëherë pas konfirmimit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore