Xi:Të nxitet zhvillimi cilësor përgjatë Lumit

2018-04-27 17:25:08 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:发展---[fā zhǎn]---Zhvillim

Kreu i Shtetit i Kinës Xi Jinping theksoi të enjten rëndësinë e zhvillimit cilësor të Brezit Ekonomik përgjatë Lumit Jance.

"Nxitja e zhvillimit të krahinave përkatëse është një vendim i rëndësishëm i qeverisë si një strategji e madhe që lidhet me zhvillimin e mbarë vendit. ", tha presidenti Xi gjatë inspektimit në qytetin Wuhan të provincës Hubei të Kinës Qendrore.

Ai theksoi se në situatë të re, gjatë zhvillimit të brezit ekonomik përgjatë Lumit Jance duhet të trajtohen mirë pesë marrëdhënie që qëndrojnë përkatësisht midis zhvillimit të përgjithshëm dhe atij të projekteve të rëndësishme, mbrojtjes së mjedisit ekologjik dhe progresit ekonomik, projektimit të gjithanshëm dhe zbatimit pa lëkundje, reduktimit të varësisë te modeli i vjetër dhe kultivimi tek modeli i ri, vetëzhvillimi dhe zhvillimi i koordinuar.

Para pjesëmarrjes në këtë takim të rëndësishëm, nga 24 deri më 25 prill, Xi Jinping bëri një vizitë të ngjeshur në krahinat përkatëse për të njohur nga afër zbatimin dyvjeçar të strategjisë së zhvillimit të Brezit Ekonomik përgjatë rrjedhës së Lumit Jance.

Në Parkun Industrial të Studimeve për Materiale të Reja të Grupit Xingfa, presidenti Xi vuri në dukje se ndërmarrjet janë operatorë kryesorë për mbrojtjen e mjedisit ekologjik të lumit mëmë. Ai vlerësoi përpjekjet e kompanisë në transformimin drejt zgjidhje së ndotjes. Ai u bëri thirrje ndërmarrjeve përgjatë Lumit të shpejtojnë shkallëzimin teknologjik për të realizuar prodhim të pastër dhe pa ndotje.

Mbi digën e veprës hidraulike Sanxia, hidrocentrali më i madh në botë, Xi Jinping u shpreh se realizimi i këtij projekti kryhet me punët e palodhur të të gjithë punëtorëve.

"Përurimi dhe funksionimi i mbarë i tij ka treguar epërsinë e sistemit socialist në përqëndrimin e forcave të gjithanshme dhe mençuri e krijimtari të popullit kinez. Teknologjia kyçe nuk mund të fitohet me lutje, por duhet të zotërohet nëpërmjet përpjekjeve të veta", tha presidenti kinez.

Pas inspektimit dyditor, Xi Jinping drejtoi një takim pasidten e së enjtes në qytetin Wuhan. Në takim, ai vuri në dukje se gjatë zbatimit dyvjeçar të strategjisë së zhvillimit të Brezit Ekonomik përgjatë Lumit Jance, sektorët e qeverisë qendrore dhe provincat përkatëse kanë bërë përparim të dukshëm. Nga ana tjetër, ai shtoi se këta sektorë duhet të motivohen më tej në përballimin e sfidave dhe problemeve aktuale.

Sipas tij, gjatë nxitjes së zhvillimit të Brezit Ekonomik përgjatë Lumit Jance duhet të menaxhohen mirë disa marrëdhënie të rëndësishme, si ato midis zhvillimit të përgjithshëm dhe atij të projekteve të mëdha, midis mbrojtjes së mjedisit ekologjike dhe progreseve ekonomike. Ai u shpreh njëkohësisht se nxitja e zhvillimit të Brezit Ekonomik përgjatë Lumit Jance është një projekt sistematik, gjë që nuk mund të realizohet brenda një kohe të shkurtër. Prandaj, duhet të ekuilibrohen reduktimi i varësisë tek modeli i vjetër i zhvillimit dhe kultivimi i forcave të reja nëpërmjet përparimit të reformës nga ana e ofertës për të realizuar zhvillimin e integruar të këtij rajoni.

Brezi Ekonomik përgjatë Lumit Jance përfshin 11 njësi administrative në nivel province në lindje, qendër dhe perëndim të Kinës, popullsia dhe përmasa e GDP-së e të cilave zë mbi 40% të popullsisë dhe GDP-së së përgjithshme të mbarë vendit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore