Pekin, zhvillohet Konferenca e ministrave të Mbrojtjes e OBSh-së

2018-04-25 17:45:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:国防---[guó fáng]---Mbrojtja kombëtare

Më 24 prill u zhvillua në Pekin Konferenca e 15-të e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Ky është takimi i parë i ministrave të Mbrojtjes pas zgjerimit të organizatës. Ministri i Mbrojtjes i Kinës Wei Fenghe tha në fjalimin e tij se vendet anëtare të OBSh-së do të forcojë bashkëpunimin pragmatik në shkëmbimet e nivelit të lartë, manovrat e përbashkëta, kulturën ushtarake, edukimin dhe trajnimin, në veçanti, për të krijuar një front të bashkuar në luftën kundër terrorizmit, për të mbrojtur bashkërisht paqen dhe stabilitetin rajonal dhe botëror.

Po atë ditë u zhvillua edhe Festivali i pestë i muzikës "Briri i Paqes" .

Ministri Wei tha në një fjalimin e tij se presidenti i Kinës Xi Jinping dhe krerët e shtetit i kushtojnë rëndësi të madhe bashkëpunimit të OBSh-së në mbrojtjen dhe sigurinë rajonale dhe kanë arritur një serë konsensusesh të rëndësishëm, duke nxitur bashkëpunimin mes vendeve anëtare. Kështu, OBSh-ja është kthyer në një forcë e rëndësishme të mbrojtjes së paqes rajonale dhe botërore.

Wei Fenghe theksoi:

"Pas zgjerimit të OBSh-së, ne zhvillojmë sot mbledhjen e parë të ministrave të Mbrojtjes, për të diskutuar bashkërisht planin madh të ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit rajonal e botëror. Kjo pasqyron plotësisht vëmendjen e madhe të krerëve të vendeve të ndryshme për bashkëpunimin e OBSh-së në çështjen e mbrojtjes kombëtare dhe rënein dakord të të gjitha palëve për 'Frymën e Shangait'."

Në këtë mbledhje, ministrat e pranishëm bënë një përmbledhje për arritjet e bashkëpunimit që nga takimi i ministrave të Mbrojtjes në vitin 2017. Ata, folën përkatësisht për gjendjen e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale dhe forcimin e bashkëpunimit të mbrojtjes dhe sigurisë, duke theksuar se në kushtet e ndryshimeve kolosale në arenën botërore, të gjithë vendet anëtare të organizatës duhet të përballojnë sfidat bashkërisht.

Po atë natë u hap në Pekin Festivali i pestë i muzikës ushtarake "Briri i Paqes". Orkestrat ushtarake nga Kina, Rusia, Kirgizistani, Taxhikistani, Uzbekistani, India, Pakistani dhe Bjellorusia shfaqën performanca me karakteristika të vendeve të tyre dhe interpretuan bashkërisht "Bririn e Paqes".

Mrekulli
Lajmet Kryesore