Hapet Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit

2018-04-16 16:55:37 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:电影---[diàn yǐng]---Film

Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit u hap të dielën në mbrëmje. Për shkak të stilit të vet tërheqës, sot ky festival është bërë një erëtregues i tregut ndërkombëtar të filmit dhe platformë e rëndësishme për shkëmbimet e bashkëpunimin midis industrisë kineze të filmit dhe asaj të huaj.

Në ceremoninë e hapjes të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit morën pjesë aktorë e regjisorë të famshëm të ardhur nga pjesa e brendshme e Kinës, Hong-Kongu, ShBA-ja etj. Nënkryetari i komisionit organizativ të Festivalit, Du Feijin, u shpreh në ceremoni se pas themelimit në vitin 2010, Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit ka shfaqur plotësisht magjinë e ekranit të madh, ka përgatitur shumë aktorë të rinj e të shkëlqyeshëm dhe ka përhapur kulturën e filmit. Sot ky festival është zhvilluar si një takim madhështor ndërkombëtar i filmit.

"Filmi është një gjuhë botërore. Festivali i këtij viti pret 15 mijë mysafirë të ardhur nga mbi 50 vende e rajone të botës. Jam i bindur se ky takim do të nxitë zhvillimin të artit të filmit botëror."

Procesi i zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit shkon paralel me zhvillimin e industrisë së filmit kinez. Vitet e fundit, sektori kinez i filmit ka hyrë në epokën e artë të zhvillimit, e tregu i filmit është plot me gjallëri. Statistikat tregojnë se të ardhurat e biletave për filmat janë shtuar vazhdimisht. Në tremujorin e parë të këtij viti, të ardhurat e biletave të filmit të Kinës kaluan 20 miliardë juanë duke shënuar rekordin e ri botëror.

Festivali i 8-të Ndërkombëtar i Filmit i Pekinit do të zgjasë deri më 22 prill. Gjatë festivalit do të organizohen një sërë aktivitetesh duke përfshirë dhënien e çmimit "Tiantan", zhvillimin e ekspozitave të filmave, zhvillimin e forumeve etj.

Këtë vit, 15 filma të shkëlqyeshëm kinezë e të huaj marrin pjesë në konkursin për çmimin "Tiantan". Kryetari i jurisë së këtij festivali është regjisori i famshëm nga Hong Kongu Wong Kar-wai. Ai u shpreh se juria do t'i zbatojë me seriozitet detyrat e veta.

"Shumë njerëz më kanë pyetur se cili është standardi i vlerësimit? Sipas përvojës sime, një film i mirë xhirohet falë këmbënguljes së artistëve. Prandaj këtë vit ne do t'i kushtojmë më shumë rëndësi këtij shpirti të artit filmik." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore