Kina zotohet të zhvillojë nismën "Brezi dhe Rruga" si platformë të gjerë bashkëpunimi ndërkombëtar

2018-04-13 16:18:31 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:平台---[píng tái]---Platformë

Zyrtarët kinezë thanë të enjten se nisma "Një Brez, Një Rrugë" ka arritur rezultate të frytshme, ndërsa theksuan se ajo do të shërbejë si një platformë e gjerë bashkëpunimi ndërkombëtar që përputhet me pritjen e globalizimit ekonomik.

Nisma "Një Brez, Një Rrugë" u propozua nga Kina 5 vjet më parë. Gjatë kësaj kohe, mbi 80 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kinën. Në këtë kontekst, të enjten u organizua në Pekin, 'Forumi i Tregtisë dhe i investimeve' i nismës "Një Brez, Një Rrugë",.

Sipas zëvendësministrit të Tregtisë së Kinës, Qian Keming, përparimi i nismës "Një Brez, Një Rrugë" ka sjellë tashmë përfitime të prekshme për vendet dhe rajonet e përfshira.

"Nga viti 2013 deri në vitin 2017, vëllimi i tregtisë së Kinës me vendet e përfshira në nismën "Një Brez, Një Rrugë" arriti në mbi 5 trilionë dollarë amerikanë, ndërsa investimet e huaja direkte arrijnë në mbi 70 miliardë dollarë. Kompanitë kineze kanë paguar 2.2 miliardë dollarë taksa, ndërsa janë hapur 210 mijë vende të reja pune."

Zhou Xiaofei, zv./sekretar i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës së Kinës, tha se ndërtimi i infrastrukturës është fushë kryesore e ndërlidhjes. Ai renditi një sërë projektesh si: hekurudha Kinë-Laos, hekurudha e shpejtësisë së lartë Jakarta-Bandung, hekurudha Hungari-Serbi, hekurudha Mombasa - Nairobi dhe Porti Gwadar. Pjesëmarrja në këto projekte ka nxitur gjithashtu zhvillimin vendor.

Linjat e transportit të mallrave të China Railway Expres kalojnë në 13 vende, nga Rusia, Gjermania, Spanja dhe Polonia.

"Projektet e bashkëpunimit hekurudhor do të rritin nivelin e zhvillimit të infrastrukturës dhe do të forcojë lidhjen mes vendeve bashkëpunuese dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm rajonal, shtojnë prosperitetin dhe përmirësojë jetesën e popujve," tha Zhou Xiaofei, zv./sekretar i përgjithshëm i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës së Kinës.

Për shembull, për të ndërtuar hekurudhat jugore të Malajzisë janë përdorur sasi të madha materialesh ndërtimore lokale dhe janë punësuar banorët lokalë. Pjesa e inxhinierisë civile të projektit hekurudhor Kino-Tajlandë ka ndjekur gjithashtu të njëjtin parim.

Zv./ministri kinez i Tregtisë, Qian Keming, shpjegoi gjithashtu në këtë forum hapin e ardhshëm të Kinës për nxitjen e nismës "Një Brez, Një Rrugë".

"Ne do të nxisin aktivisht novacionin dhe metodat e bashkëpunimit tregtar dhe të investimeve, do të zbatojmë një plan veprimi për nismën me projekte gjithëpërfshirëse dhe efikase. Do të të zhvillojmë aktivisht tregtinë elektronike në Rrugën e Re të Mëndafshit për të ndihmuar vendet e përfshira të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të integrohen në procesin e globalizimit. Ne do të nxisim bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe do të ndërtojmë një zonë të tregtisë së lirë, duke thelluar të gjitha format e bashkëpunimit."

Pala kineze gjithashtu theksoi se nisma "Një Brez, Një Rrugë" u propozua nga Kina, por arritjet e saj i përkasin mbarë botës. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore