Boao, Xi Jinping: Reformat e Kinës nuk kanë përfunduar

2018-04-12 16:02:54 CRI Komenti juaj Printoni


Fjala kyçe:改革---[gǎi gé]---Reformë

Në mëngjesin e së mërkurës, presidenti Xi Jinping u takua kolektivisht me anëtarët aktualë dhe të emëruar të bordit të Forumit të Boaos për Azinë. Ai gjithashtu takoi përfaqësues të kompanive kineze dhe të huaja që morën pjesë në konferencën vjetore të forumit. Xi theksoi se reformat e Kinës nuk kanë përfunduar dhe se ritmi i tyre nuk do të ndalet e as hapja e mëtejshme e tregut të vendit.

"Vitin e kaluar, Kina mbajti me sukses Kongresin e 19-të të Partisë Komuniste, në mars të këtij viti u mblodhëm dy sesionet parlamentare. Mesazhi i lëshuar është një shprehje e qartë dhe e vendosur se reformat dhe hapja e Kinës do të shkojnë përpara. Do përpiqemi për të përmirësuar sistemin e Kinës dhe realizimin e një zhvillimi më cilësor. Synimi kryesor është t'i bëjmë njerëzit të ndihen më të lumtur, të ndjejnë përfitimet (e reformave) dhe të jenë më të sigurtë".

Xi tha se Kina do të lehtësojë qasjen në treg të kompanive brenda e jashtë vendit për të investuar. Ai theksoi gjithashtu se nisma "Një Brez, Një Rrugë" e Kinës do të sjellë zhvillim të përbashkët.

Nisma "Një Brez, Një Rrugë" është një e mirë publike, tha Xi, ndërsa shtoi se Kina po nxit formulimin e një projekti për Komunitetin Ekonomik të Azisë Lindore dhe po nxit ndërtimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azisë.

Sipërmarrësit në takim thanë se masat e reja të shpallura nga presidenti Xi në ceremoninë e hapjes së Forumit të Boaos ishin inkurajuese dhe frymëzuese, si dhe i dërguan botës mesazhe pozitive për përparimin e globalizimit.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon është zgjedhur si kryetar i bordit të forumit dhe ish-guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Zhou Xiaochuan, si zëvendëskryetar. Gjatë takimit me ta, presidenti Xi Jinping tha se shpreson se Forumi do të vazhdojë t'i kushtojë vëmendje dhe do të mbështesë zhvillimin e Kinës, duke luajtur një rol aktiv në nxitjen e prosperitetit të përbashkët të Kinës dhe të botës.

Xi theksoi se duhen inkurajuar popujt për të komunikuar, si dhe duhet siguruar mbështetje intelektuale për bashkëpunimin midis qeverive dhe kompanive të të gjitha vendeve.

Kryetari i tanishëm i Forumit të Boaos për Azinë, Yasuo Fukuda dhe kryetari i sapo zgjedhur, Ban Ki-moon, vlerësuan në fjalën e tyre katër masat e parashtruara nga presidenti Xi Jinping për thellimin e hapjes së tregut të Kinës.

Në një kohë kur globalizimi dhe sistemi shumë palësh po ndeshen me sfida, kryetarët theksuan se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndjekë rrugën e reformave, të hapjes, të novacionit dhe të zhvillimit, duke ndjekur shembullin e Kinës. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore