Xi Jinping shpall katër masa të reja të zgjerimit të tregut të Kinës

2018-04-10 12:28:36 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:开放---[kāi fàng]---Hapje

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbajti një fjalim të rëndësishëm në ceremoninë e hapjes së konferencës vjetore të Forumit të Boao-s për Azinë të martën në mëngjes. Në fjalimin e tij, Xi shpalli katër masa të rëndësishme për të thelluar hapjen e tregut të Kinës: zgjerimin e konsiderueshëm të qasjes në treg të kapitalit të huaj, përmirësimin e mjedisit të investimeve, forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe zgjerimin e importeve.

Kreu kinez beson se hapja e Kinës do të krijojë një situatë e re.

Viti 2018 shënon 40-vjetorin e hapjes së Kinës. Në fjalimin e tij, Xi Jinping renditi arritjet e mëdha dhe përvojën e rëndësishme të reformës dhe të hapjes së Kinës gjatë katër dekadave. Ai theksoi se reforma dhe hapja përbëjnë revolucionin e dytë të Kinës, që jo vetëm ndryshuan Kinën, por ndikuan të gjithë botën.

"Kina ka zbatuar detyrat e një vendi të madh gjatë procesit të reformës dhe të hapjes, duke dhënë kontribut të madh për të trajtuar krizën financiare aziatike dhe krizën financiare ndërkombëtare. Kontributi për rritjen ekonomike botërore e tejkalon nivelin 30% për shumë vite me radhë, duke u bërë stabilizatori dhe motori kryesor për rritjen e ekonomisë ndërkombëtare. Kina ka nxitur çështjen e madhe të paqes dhe të zhvillimit të njerëzimit."

Aktualisht e gjithë bota po ndeshet me një raund të ri zhvillimi e reforme, siç është revolucioni i ri teknologjik dhe industrial, i cili ka sjellë raste dhe sfida të reja. Popujt në disa vende e rajone të botës jetojnë ende nën luftëra e konflikte, ndërsa shumë të moshuar, gra dhe fëmijë torturohen nga varfëria dhe uria.

Ndryshimi i klimës, sëmundjet e mëdha infektive etj., mbeten ende sfida të mëdha për njerëzim.

Kreu kinez theksoi në fjalimin e tij se tani prirja e bashkëpunimit paqësor, e hapjes dhe e komunikimit, të reformave dhe novacionit, është e pandalshme.

Unë propozoj të ndërtojmë një bashkësi fatesh të përbashkëta të njerëzimit dhe jam i kënaqur që ky propozim mirëpritet nga shumë vende dhe popuj dhe shkruhet në dokumentin e rëndësishëm të OKB-së. Shpresoj se popujt e vendet e ndryshme do të mund të bashkohen për të krijuar një Azi dhe një botë të paqësore, të lulëzuar, të hapur dhe të bukur."

Xi Jinping-u ritheksoi se Kina nuk do të kërcënojë askënd apo nuk do të përmbysë sistemin ekzistues ndërkombëtar dhe as nuk do të synon të ndikojë askënd, pavarësisht përparimeve të bëra dhe zhvillimit të saj. Kina do të mbetet vazhdimisht ndërtues i paqes ndërkombëtare, kontribuues i zhvillimit dhe mbrojtësi i rregullave ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij në Forumin e Boao-s për Azinë, Xi Jinping-u ritheksoi katër masa të rëndësishme për të zgjeruar hapjen e tregut të Kinës: zgjerimin e konsiderueshëm të qasjes në treg të kapitalit të huaj, përmirësimin e mjedisit të investimeve, forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe zgjerimin e importeve.

(4) "Do të forcojmë përputhjen (rregullave të Kinës) me rregullat tregtare ndërkombëtare, do të forcojmë transparencën, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe veprojmë sipas ligjit, duke inkurajuar konkurrencën dhe kundërshtimin e monopoleve. Në gjysmën e parë të këtij viti, ne do të përfundojmë rishikimin e listës negative të investimeve të huaja dhe do të zbatojmë plotësisht trajtimin kombëtar para hyrjes plus sistemin e menaxhimit të listës negative. Këtë vit do të riorganizojmë Zyrën Shtetërore të Pronësisë Intelektuale dhe do të forcojmë zbatimin e ligjit. Ne inkurajojmë kompanitë kineze dhe të huaja që të zhvillojnë shkëmbime dhe bashkëpunime normale teknologjike, për të mbrojtur të drejtat ligjore e të pronësisë intelektuale të ndërmarrjeve të huaja në Kinë. Ndërkohë shpresojmë se qeveritë e huaja do të forcojnë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale të Kinës."

Në nëntor të këtij viti, Kina do të mbajë në Shangai, ekspozitën e parë ndërkombëtare të importit. Presidenti Xi Jinping tha se kjo nuk është një ekspozitë e zakonshme, por edhe një masë e madhe politike dhe veprim i Kinës për të hapur tregun në mënyrë aktive. Ai gjithashtu theksoi se vendi nuk synon të thellojë suficitin tregtar dhe shpreson me sinqeritet për rritjen e importeve dhe balancimin e llogarisë korente.

Presidenti Xi Jinping propozoi 5 vjet më parë nismën "Një Brez dhe Një Rrugë". Sot, mbi 80 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi.

Kreu kinez theksoi në fund të fjalimit se nisma "Një Brez, Një Rrugë" u filluan në Kinë, por mundësitë dhe arritjet e saj i përkasin mbarë botës.

"Kina nuk luan me një abakus gjeopolitik dhe nuk angazhohet në rreth ekskluzive me dyer të mbyllura e as nuk e tejkalon fuqinë njerëzore. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore