Ekspertët kinezë: Akuzim i palës amerikane, pa bazë

2018-04-09 17:01:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:专利---[zhuān lì]---Patentë

Në bazë të rezultatit të hetimit sipas nenit Nr.301 të Ligjit Tregtar amerikan, ShBA-ja thotë se qeveria kineze i detyron kompanitë amerikane të transferojnë teknologjinë te kompanitë kineze. Ndërsa ekspertët kinezë të ekonomisë e financave, thanë se akuzat nuk janë ngritur mbi aktualitetin, për arsye se transferimi i teknologjisë mes ndërmarrjeve të të dy vendeve është zhvilluar vullnetarisht. Ndërmarrjet amerikane kanë siguruar përfitime të mëdha gjatë bashkëpunimit me kompanitë kineze. Mirëpo tarifat e reja diskriminuese të ShBA-së ndaj mallrave kineze bien ndesh me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë, shtuan ekspertët.

Ekspertët kinezë vunë re se raporti i "Hetimit 301", i cili e akuzoi Kinën për imponimin ndaj ndërmarrjeve amerikane të politikave të transferimit të teknologjisë, të drejtave të pronësisë intelektuale dhe të risive, nuk është mbështetur në fakte, por mbi pretendime që pala amerikane i përdor me fraza si për shembull "sipas raportit", "pala e interesuar është e mendimit që . . . " etj., për të turbulluar burimet e raportit. Akuzat e ShBA-së janë veprim tipik i njëanshëm dhe proteksionist, thonë ekspertët.

Li Wei, Drejtor i Institutit të Amerikës dhe Oqeanisë pranë Ministrisë së Tregtisë, tha që në Kina nuk ka ligj që përcakton detyrimet e ndërmarrjeve huaja përfshirë transferimin e teknologjive tek partnerët kinezë.

"Kina nuk ka asnjë ligj që përcakton transferimin e detyrueshëm të teknologjisë. Rasti konkret ekzekutohet në mënyrë vullnetare midis kompanive përkatëse. Kjo nuk ka lidhje me qeverinë kineze. Këto akuzime, faktikisht pasqyrojnë synimet e ShBA-së për ngritjen e tensioneve me Kinën me anë të politikave makroekonomike, si dhe synojnë të pengojë kalimin e teknologjisë së saj te Kina," tha Li Wei.

Sipas të dhënave të Zyrës Shtetërore të Kinës për Pronësinë Intelektuale, gjatë vitit 2017 ShBA-ja ka fituar 23 679 autorizime patentash në Kinë. Që nga viti 2016, Kina është bërë vendi i tretë i novacionit në botë me më shumë se një milion patenta, ndërsa më pas renditen ShBA-ja dhe Japonia. Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Drejtave Intelektuale, thotë se Kina është shndërruar nga përdoruese kryesore në prodhuese e teknologjive.

Përballë një fakti të tillë, autoritetet amerikane zgjodhën të akuzojë Kinën, e cila sipas saj, u imponon ndërmarrjeve amerikane që t'u transferojnë teknologjitë dhe të kufizojnë zotimin e të drejtave aksionare në Kinë.

Profesori i Universitetit të Biznesit dhe të Ekonomisë Ndërkombëtare, Cui Fan, vuri në dukje se bashkëpunimi mes kompanive është veprim tregtar.

"Kompanitë amerikane që vijnë në Kinë, nëse dëshirojnë të krijojnë një ndërmarrje me kapital të përbashkët, duhet të gjejnë partnerë kinezë. Gjatë procesit të negociatave për bashkëpunimet, të dyja palët bisedojnë për ndarjen e të drejtave aksionare dhe të teknologjisë. Ky është veprim tregtar."

Fjalë kyçe: Patentë

Fill pas "Hetimit 301" kundrejt Kinës, ShBA-ja planifikon të vendosë tarifa të reja mbi produktet kineze me vlerë maksimale prej 150 miliardë dollarë. Veprimi i ShBA-së shkel dhe prish premtimit e OBT-së.

E vërteta është se shumë kompani amerikane kanë siguruar përfitime të mëdha me anë të krijimit të ndërmarrjeve me kapital të përbashkët me partnerët kinezë. Përfitimet e tyre në territorin e Kinës mund të tejkalojnë përfitimet e tyre në ShBA.

Bi Jiyao, zv./drejtor i Akademisë së Kërkimeve të Makroekonomisë nënvizoi se kur ShBA-ja filloi shpifjet ndaj Kinës, kompanitë amerikane nuk kanë ndaluar korrjen e përfitimeve të tyre në tregun kinez.

"Ndërmarrjet amerikane kanë siguruar volum të konsiderueshëm interesash me anë të investimit ose të krijimit të kompanive me kapital të përbashkët. Qoftë nëpërmjet bashkimit të kapitaleve, qoftë nëpërmjet bashkëpunimit, të dyja palët kanë zhvilluar bashkë kërkime dhe janë përmirësuar, gjë që duhet të jetë veprim tregtar. Nëse nuk kanë interes, ndërmarrjet amerikane nuk do të vijnë në Kinë. Pasi lexova këtë raport, nuk kam gjeta ndonjë dëshmi të saktë, për shembull, emrin e saktë të kompanisë amerikane ka që kryer transferimin e teknologjisë dhe çfarë teknologjie ka dhënë. Prandaj këto akuzime janë të paarsyeshme." (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore