Kina udhëheq projekte të rëndësishme shkencore ndërkombëtare

2018-04-06 11:33:06 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:科学---[kē xúe]---Shkencë

Ditët e fundit, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi "Planin e udhëheqjes së projekteve të rëndësishme shkencore ndërkombëtare". Sipas tij, deri në mes të këtij shekulli, do të dalin një sërë rezultatesh të studimeve shkencore me ndikim ndërkombëtar.

Drejtori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Shkencës e Teknologjisë të Kinës, Ye Dongbai u shpreh të mërkurën në Pekin se në udhëheqjen e projekteve të rëndësishme shkencore ndërkombëtare, Kina do të ndjekë parimin e diskutimeve të përbashkëta, të zhvillimit dhe të ndarjes së përbashkët të rezultateve për të dhënë kontribut aktiv për zhvillimin e qytetërimit botëror.

Pas fillimit të reformës e të hapjes me botën e jashtme, Kina ka marrë pjesë në disa projekte të rëndësishme shkencore ndërkombëtare. Gjatë këtij procesi, Kina ka grumbulluar përvojë për udhëheqjen e projekteve të tilla.

Drejtori për Bashkëpunimin Ndërkombëtar pranë Ministrisë së Shkencës e Teknologjisë të Kinës, Ye Dongbai:

"Vitet e fundit, Kina ka shënuar progres të madh në fushën teknologjike e shkencore. Në të kaluarën, ka ndjekur hapat e këtij zhvillimi ndërkombëtar. Kina ka pasur aftësi për udhëheqjen e shumë projekteve të rëndësishme shkencore ndërkombëtare. Në përballim të disa problemeve të zhvillimit të njerëzimit, Kina duhet të paraqesë disa tema të reja. Në këtë mënyrë, do të japë kontributin e duhur për përparimin e njerëzimit."

Pikërisht nën këtë sfond, Këshilli i Shtetit i Kinës publikoi "Planin e udhëheqjes së projekteve të rëndësishme shkencore ndërkombëtare" ku paraqiten disa projekte të rëndësishme bashkëpunimi ndërkombëtar në fusha të shkencës materiale, të evolucionit kozmik, të origjinës së jetës, të ndryshimit të mjedisit e klimës etj.

Plani synon të ngrejë në mënyrë të gjithanshme aftësinë e risive teknologjik e shkencore dhe aftësinë e konkurrencës të Kinës në këtë fushë, duke forcuar aftësinë e risive dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore