Kina kujtohen të rënët që themeluan Republikën Popullore

2018-04-05 12:20:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:英烈---[yīng liè]---Dëshmor

5 prilli shënon ditën përkujtimore të Kinës, e njohur me emrin Qingming. Kjo është një festë tradicionale kineze për kujtimin e të afërmve të ndarë nga jeta e njëkohësisht është edhe një ditë e rëndësishme për kujtimin e heronjve e dëshmorëve që dhënë jetën e sakrifikuan për themelimin e Republikës Popullore të Kinës.

Presidenti kinez Xi Jinping është shprehur shumë herë se heronjtë e dëshmorët e kombit kinez nuk duhen harruar kurrë. Ai i ka kujtuar ata në disa raste të posaçme. Më 7 korrik të vitit 2014, Xi Jinping-u dhe udhëheqësit e tjerë të partisë dhe të shtetit, si dhe mbi 1000 përfaqësues të qarqeve të ndryshme përkujtuan bashkërisht 77-vjetorin e shpërthimit të luftës së popullit kinez kundër agresorëve japonezë, si dhe nderuan kujtimin e dëshmorëve që sakrifikuan për pavarësinë e kombit.

Në fjalimin e mbajtur me rastin e Vitit të Ri 2014, Xi Jinping foli posaçërisht për kujtimin e dëshmorëve:

"Kemi përcaktuar tre ditë përkujtimore të fitores së luftës së popullit kinez kundër agresorëve japonezë, të dëshmorëve dhe të viktimave të masakrës së Nankinit. Ne do t'i kujtojmë përgjithmonë sakrificat e kontributin e tyre për shtetin, kombin e paqen," tha ai.

Presidenti Xi Jinping është shprehur shumë herë se një komb me shpresë nuk duhet të harrojë kurrë heronjtë e dëshmorët. Në fjalimin e tij të mbajtur në mitingun me rastin e 95-vjetorit të krijimit të Partisë Komuniste të Kinës, Xi Jinping tha:

"Armiqtë mund të vrasin jetën jonë, por nuk mund të lëkundin besimin tonë. Duhet të kujtojmë përgjithmonë dëshirën e dëshmorëve duke realizuar me përpjekje idealin e madh të tyre."

Më 2 shtator të vitit 2015, Xi Jinping-u mori pjesë në ceremoninë e dhënies së medaljeve përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fitores së luftës së popullit kinez kundër agresorëve japonezë ku vuri në dukje:

"Sot Kina po ndryshon nga dita në ditë dhe po i afrohet realizimit të objektivit të madh të ringjalljes kombëtare. Për realizimin e këtij objektivi, nevojiten heronj. Duhet të ndjekim vullnetin e heronjve duke bërë përpjekje për realizimin e 'ëndrrës së Kinës' për ringjalljen e kombit kinez." (Fani)

Mrekulli