Zona e re Xiongan, shembull për zhvillimin e ardhshëm rajonal të Kinës

2018-04-02 17:09:14 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:经验---[jīng yàn]---Përvojë

1 prilli shënoi njëvjetorin e themelimit të zonës së re Xiongan të Kinës. Gjatë një viti, në Xiongan u bënë përpjekje për të ndërtuar një zonë të re model me standarde ndërkombëtare, karakteristika kineze dhe nivel të lartë. Në të ardhmen, zhvillimi i Xiongan-it në fusha si kursimi i energjisë, teknologjia e informacionit, novacioni etj., do të shërbejë si model i zhvillimit të përbashkët të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei dhe zhvillimin rajonal ekonomik kinez.

Gjatë një viti pas themelimit, zona e re Xiongan ka pasur rezultate të dukshme në ndërtimin e infrastrukturës, punësimin etj. Drejtori i Institutit Studimor të Reformës e Zhvillimit të Kinës, Chi Fulin, u shpreh se ndërtimi i zonës së re Xiongan ka nxitur zhvillimin e përbashkët të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei:

"Me ndërtimin e zonës së re Xiongan, filloi pikënisja e re e zhvillimit të përbashkët të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei. Në vitin 2018, do të nxitet më tej integrimi i këtij rajoni."

Sipas planit, zona e re Xiongan do të lehtësojë peshën e funksioneve të kryeqytetit, pasi aty do të zhvendosen ndërmarrjet e teknologjive të përparuara dhe novacionit.

Deri tani, në Xiongan janë themeluar mbi 100 ndërmarrje me teknologjisë së lartë.

Tani zona e re Xiongan po forcon bashkëpunimin me qytetet përreth, si Pekinin, Tianjin-in, Shijiazhuang-un, Baoding-un etj., për të nxitur zhvillimin e përbashkët, ndërsa është nënshkruar dhe një marrëveshje bashkëpunimi strategjik me Pekinin e Tianjin-in.

Studiuesi Chi Fulin u shpreh se ndërtimi i zonës së re Xiongan do t'u sjellë qytetarëve më shumë rezultate zhvillimi:

"Së pari, me shpejtimin e procesit të integrimit të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei, do të nxitet zhvillimi ekonomik e shoqëror dhe qytetarët do të kenë përfitime pasi do të shtohet punësimi, shërbimet publike etj. Së dyti, qeveria do të marrë më shumë masa për zhvillimin e gjelbër e të mbrojtjes së mjedisit dhe qytetarët mund të ndiejnë përfitimet e sjella nga zhvillimi i zonës së re Xiongan."

Shumë specialistë theksojnë se ndërtimi i zonës së re Xiongan është strategji shtetërore e Kinës. Në ndërtimin e ardhshëm të qyteteve kineze, modeli i Xiongan-it do të merret si shembull e do përhapet në rajone të tjera të vendit. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore