Samiti pranveror i BE-së fokusohet te çështjet tregtare dhe Brexit

2018-03-23 15:22:24 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:峰会---[fēng huì]---Samit

Takimi pranveror dyditor i BE-së u hap të enjten në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk paralajmëroi në fjalën e hapjes, nevojën për të shmangur proteksionizmin global. Ai theksoi se në këtë drejtim, dialogu me Shtetet e Bashkuara është kyç.

Sipas axhendës, krerët e BE-së do të fokusohen gjatë diskutimeve të tyre në çështjet e tregtisë, gjendjen e tanishme ekonomike, futjen e "tatimit dixhital" dhe problemet me Rusinë. Paralel me hapjen e samitit, Përfaqësuesi Tregtar i Shteteve të Bashkuara Robert Lighthizer, njoftoi se BE-ja dhe gjashtë ekonomi të tjera do të përjashtohen përkohësisht nga tarifat për çelikun dhe aluminin.

Deri në konfirmimin e këtij lajmin presidenti Tusk vendosi të lërë përkohësisht jashtë rendit të bisedimeve çështjet e tregtisë.

Në takim, krerët e vendeve anëtare të BE-së diskutuan gjithashtu me Presidentin e Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi, rreth gjendjes së tanishme ekonomike. Presidenti Tusk tha se ajo paraqitet më e mirë, por paralajmëroi se jo të gjitha problemet janë zgjidhur.

"Ne kemi nevojë për të shmangur një proteksionizmin në shkallë globale. Ky nuk është rreziku i vetëm me të cilin ndeshen vendet e punës në Europë. Në këtë aspekt, dialogu me Shtetet e Bashkuara është çelësi."

Vëmendje tërhoqi edhe përgjigjja e BE-së ndaj Rusisë pas helmimit të ish-agjentit Sergei Skripal dhe vajzës së tij. Kryeministrja britanike, Theresa May akuzoi edhe njëherë Rusinë në sallën mediave për sulmin brutal në Britani, ndërsa shtoi se ai lidhet me planin e pushtimit rus të Europës dhe rajoneve fqinje.

"Unë dua të theksoj edhe një herë në samit se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur për të mbrojtur pa kushte në të ardhmen sigurinë e Europës. Unë besoj se ne mund të punojnë së bashku për të siguruar dhe kapërcyer sfidat."

May gjithashtu se shpreson që gjatë këtij samiti të arrihet marrëveshja për marrëdhëniet midis BE-së dhe Britanisë gjatë periudhës kalimtare, si dhe të fillojnë sa më shpejt negociatat për marrëdhënien e ardhshme ndërmjet dy palëve. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore