Zhvillimi me cilësi të lartë, tema kryesore e "Dy sesioneve"

2018-03-09 15:25:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:发展---[fā zhǎn]---Zhvillim

Në raportin e punës së qeverisë të paraqitur për shqyrtim në Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës, theksohet nxitja e zhvillimit dhe parandalimi e zgjidhja e rreziqet e mëdha financiare.

Përfaqësuesit e Asamblesë Kombëtare Popullore dhe të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, u shprehën se në të ardhmen duhet të thellohen reformat fiskale, tatimore dhe financiare dhe të parandalohen rreziqet e mundshme sistemore.

Një prej problemeve të shfaqura nga kalimi i rritjes së shpejtë ekonomike të Kinës në rritjen me cilësi të lartë, është borxhi i qeverisë dhe i ndërmarrjeve. Në raportin e sivjetshëm të punës së qeverisë, parashtrohet parandalimi dhe zgjidhja e çështjes së borxhit të qeverive lokale. Raporti bën thirrje për ndalimin e kredidhënies dhe garancive të paligjshme, duke i trajtuar në mënyrë aktive dhe të përshtatshme borxhet ekzistuese.

Ministri i Financave i Kinës, Xiao Jie, tha se deri në fund të vitit 2017, borxhit i qeverisë kineze arriti në 36.2% të GDP-së, shumë larg nivelit botëror të alarmit prej 60% dhe më i ulët se niveli i borxhit të ekonomive kryesore dhe ekonomive në zgjerim.

Lidhur me problemin e borxhit, ministri u shpreh se në të ardhmen, Kina do të vazhdojë të marrë masa të përbashkëta, për të rregulluar dhe menaxhuar më tej dhe borxhin e qeverive lokale.

"Nga njëra anë, ne do të lejojmë shtimin e arsyeshëm të nivelit të borxhit. Për shembull, sivjet kemi planifikuar emetimin e bonove qeveritare me një vlerë prej 1.35 trilionë juanë, 550 miliardë juanë më shumë se vitin e kaluar. Ndërkohë, do të caktojmë kufirin e borxhit për qeveritë lokale, për të nxitur reforma të qëndrueshme dhe menaxhimin e bonove. Nga ana tjetër, do të bllokohen të gjitha hapësirat për manovrim. Kjo do të thotë se ligji i buxhetit do të zbatohet me rigorozitet, duke rregulluar kredidhënien e paligjshme. Një fjalë e urtë thotë: "Prindi kujdeset për fëmijët e vet". Krahas këtyre, do të shtojmë mbikëqyrjen," thotë ministri i Financave Xiao Jie.

Gjatë takimi u fol edhe për rritjen e shpejtë të kredisë për qytetarët. Anëtari i Konferencës Konsultative Politike, Yang Weimin sugjeron:

"Për të parandaluar rritjen tepër të shpejtë të borxhit të qytetarëve duke fryrë flluskën e tregut të pasurive të paluajtshme, duhet të formohet një sistem i ri strehimi dhe një sistem afatgjatë i kontrollit të tregut të pasurive të paluajtshme."

Disa institucione në emër të ristrukturimit financiar kanë grumbulluar fonde në mënyrë të paligjshme dhe kanë promovuar produkte financiare flasë, duke mashtruar shumë investitorë.

Lidhur me këtë, në raportin e sivjetshëm të punës së qeverisë, theksohet goditja e ashpër veprimeve të paligjshme, duke përfshirë grumbullimin e fondeve dhe mashtrimin financiar. Anëtari i AKP-së, Ma Huateng (Pony Ma) këshilloi formimin e një sistemi të përbashkët për të parandaluar rreziqet financiare. Kjo, sipas tij, do të forcojë mbikëqyrjen financiare nëpërmjet teknologjisë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore