Anëtarët e Konferencës Konsultative Politike theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit me PKK-në

2018-03-07 17:11:18 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:参谋---[cān móu]---Këshilltar

Presidenti kinez Xi Jinping, njëherësh sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, pati një takim më 4 mars me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kinës, Partisë për Interes Publik, përfaqësues jopartiakë dhe të kinezëve jashtë vendit.

Gjatë takimit, Xi theksoi se sistemi i bashkëpunimit shumëpartiak dhe i konsultimeve politike është baza politike e Kinës, krijim i madh politik i PKK-së, popullit kinez, partive demokratike dhe personaliteteve jopartiake, si dhe një sistemi i ri partiak i lindur në Kinë.

Deklaratat e kreut të shtetit kanë gjetur jehonë te anëtarët e Konferencës Konsultative Politike. Anëtari i konferencës, Bai Chong'en, njëherësh zv./drejtori i Shkollës së Menaxhimit Ekonomik pranë Universitetit Tsinghua, vlerëson mundësitë e shumta për këshillim.

"Unë përpiqem t'i shndërroj studimet e mia në këshilla politike. Kemi bërë shumë punë në këtë drejtim dhe çdo vit, kemi sesionin plenar të komitetit ekonomik ku dëgjohen mendimet e anëtarëve për çështjet ekonomike dhe çështje të tjera të vendit. Pastaj, bëjmë përmbledhjen e këtyre mendimeve dhe i paraqesim duke dhënë kontributin tonë për hartimin e politikave më të mira," thotë Bai.

Presidenti Xi Jinping ka kërkuar shfrytëzimin e sistemit demokratik të konsultimeve ndërpartiake, për të integruar idetë, mençurinë dhe forcën.

Anëtari i Konferencës, kreu i Lidhjes Demokratike të Kinës dhe deputeti i Rajonit Autonom të Xinjiang Ujgur, Chen Xi, thekson rëndësinë e konsultimeve në një vend kaq të madh sa Kina:

"Qoftë në ekonomi, qoftë në zhvillim shoqëror, në një vend kaq të madh, sigurisht do të hasen probleme të ndryshme. Atëherë për zgjidhjen e këtyre problemeve, duhet të bëhen konsultime të koordinuara, të plota dhe të arsyeshme. Kjo tregon vëmendjen e sekretarit të përgjithshëm për partitë demokratike dhe kjo na ka prekur shumë. Kjo na inkurajon që të shkojmë më shpesh në bazë."

Anëtari i Konferencës që përfaqëson Shoqatën Demokratike Progresive të Kinës, Jiao Binlong thekson rëndësinë e bashkëpunimit me PKK-në:

"Duhet të bëhemi këshilltarë të mirë, ndihmës të mirë dhe kolegë të mirë të PKK-së. Duhet të japim këshilla në mënyrë aktive, të marrin pjesë në bisedimet politike dhe procesin e mbikëqyrjes demokratike. Anëtarët e Konferencës Konsultative Politike duhet të kuptojnë mirë rëndësinë e konsultimeve politike. Ne duhet të bëjmë konsultime dhe të japim këshilla të arsyeshme dhe konkrete."

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore