AKP 2018, Xi Jinping takohet me deputetët e Mongolisë së Brendshme

2018-03-06 17:32:11 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:审议---[shěn yì]---Shqyrtim

Komisionet parlamentare të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës filluan më 5 mars, në ditën e parë të sesionit vjetor, shqyrtimin e parë të raportit të punës së qeverisë.

Sekretari i përgjithshëm i PKK-së, Xi Jinping, mori pjesë në një panel diskutimi me delegacionin e Mongolisë së Brendshme.

"Sekretari i përgjithshëm është delegati i AKP-së i zgjedhur nga Rajoni Autonom i Mongolisë së Brendshme. Sot do të shqyrtojmë bashkë raportin e punës së qeverisë dhe do të bisedojmë për çështjet shtetërore. Kjo tregon dashurinë e thellë të sekretarit të përgjithshëm për 25 milionë qytetarët e kombësive të ndryshme në Mongolinë e Brendshme, si dhe vëmendjen e tij të ngrohtë për pakicat kombëtare në zonat kufitare," tha Feng Yuzhen, përfaqësuesi i AKP-së.

Në gusht të vitit 2009 dhe në prag të Festës së Pranverës të vitit 2014, Xi Jinping bëri dy vizita në Mongolinë e Brendshme, të cilat i lanë lënë përshtypje të thella.

"Kufiri i gjatë, kullotat e gjera, peizazhi i bukur natyror, kombësitë e shumta dhe njerëzit punëtorë më kanë lënë përshtypje shumë të thella," tha Xi Jinping.

Në epokën e re, Mongolia e Brendshme ka nisur një udhëtim të ri të zbutjes së varfërisë dhe zhvillimit të gjelbër. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit ekonomike për vitin 2017, GDP-ja e Mongolisë së Brendshme u rrit me 4%, më e ulët se niveli kombëtar prej 6.9%. Lidhur mbi vështirësitë për zhvillimin e Mongolisë së Brendshme, presidenti Xi Jinping dha një këshillë konkrete:

"Mongolia e Brendshme nuk duhet të varet vetëm nga burimet tradicionale, si prodhimi i telave, qymyrguri, mineralet e rralla dhe gazi natyror, por duhet t'u kushtojë rëndësi energjive të reja. Ndërkohë, duhet të fokusohet tek objektivat e caktuara dhe nuk duhet të përqendrohet vetëm te një sektor."

Gjatë shqyrtimit të raportit të punës së qeverisë që zgjati dy orë, Xi Jinping-u ka përmendur shumë herë fjalën: banesë. Ai theksoi vazhdimit ndërtimin e shtëpive komode të fshatarëve të kombësive të ndryshme.

Ai theksoi edhe rëndësinë e madhe të punës kundër varfërisë, duke deklaruar se për të fituar luftën kundër varfërisë, përpjekjet duhet të fokusohen në zonat rurale.

"Unë jam shumë i emocionuar dhe shumë krenar që bisedoj me sekretarin e përgjithshëm. Në fjalën time, fola për mendimet e qytetit Chifeng për pakësimin e varfërisë dhe e mora përgjigjen nga sekretari i përgjithshëm. Një nga idetë e rëndësishme të tij është eliminimi i varfërisë sipas standardit aktual. Nuk duhet ndikuar cilësia e punës dhe nuk mund të ngrihet standardi i tanishëm vetëm për të krijuar një shpresë të pa bazë. Një këshillë e tillë tregon qëndrimin aktiv dhe pragmatik të PKK-së dhe qeverisë mbi këtë problem," thotë Meng Xiandong, përfaqësuesi i AKP-së.

"Kur diskutoi me ne, sekretari i përgjithshëm paraqiti kërkesa të detajuara për zhvillimin e Mongolisë së Brendshme. Ai na bëri thirrje që të nxisim konkretisht zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë, të nxisim në mënyrë praktike punët për pakësimin e varfërisë dhe për të forcuar soliditetin e unitetit kombëtar dhe stabilitet në zonat kufitare. Ne do t'i zbatojmë seriozisht këto detyra," thotë Meng He, përfaqësuesi i AKP-së.

(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore