Kinë, hapet sesioni vjetor i Asamblesë Kombëtare Popullore

2018-03-05 16:50:39 CRI Komenti juaj Printoni

 

Fjala kyçe:开幕---[kāi mù]---Hapje

U hap sot në Pekin sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Kryeministri Li Keqiang mbajti raportin e punës së qeverisë për pesë vjetët e kaluar, ndërsa paraqiti planin për sivjet.

Gjatë sesionit që do të zgjedhë e Komitetin e ri të Përhershëm të Asamblesë, kryeministri Li Keqiang përmblodhi në raportin e tij punën e qeverisë kineze gjatë pesë vjetëve të kaluar. Në këtë pesëvjeçar, ekonomia kineze është futur në një shkallë të re dhe vëllimi GDP-së është rritur në 82.7 trilionë juanë nga 54 trilionë juanë, ndërkohë kontributi i Kinës në ekonominë botërore i kalon të 30%. Ai theksoi gjithashtu se rrjeti hekurudhor i shpejtësisë së lartë, biznesi elektronik, pagesat nga pajisjet e lëvizshme dhe ekonomia e përbashkët janë bërë forca që udhëheqin prirjen e zhvillimit ekonomik botëror.

Krahas këtyre, edhe gjatësia e hekurudhave të shpejtësisë së lartë është shtuar në 25 mijë km nga 9 mijë km, duke zënë dy të tretat e nivelit botëror. Popullsia e varfër është pakësuar me 6.8 milionë dhe përqindja e varfërisë është ulur në 3.1% nga 10.2%. Ndërkohë, edhe gjendja e mjedisit është përmirësuar gradualisht dhe numri i ditëve me ndotje të rëndë në qytetet kryesore është përgjysmuar.

"Duke parë pesë vjetët e kaluar, kemi pasur konflikte të ndërlikuara dhe sfida të shumta. Në këtë periudhë, jemi ndeshur me fenomene që nuk kishin ndodhur që nga fillimi i reformës dhe hapjes të Kinës. Arritjet nga reforma dhe hapja e vendit janë vërtet të vështira. Ky është rezultati i udhëheqjes së Komitetit Qendror të PKK-së të kryesuar nga Xi Jinping-u, është rezultati i udhëheqjes nga mendimet e Xi Jinping-ut të socializmit me karakteristika kineze në epokën e re, si dhe rezultati i përpjekjeve dhe luftës së mbarë Partisë Komuniste, forcave ushtarake dhe të gjithë popullit."

Në raport vihet në dukje se Kina është ende në fazën fillestare të ndërtimit të socializmit dhe vendi në zhvillim më i madh në botë. Disa probleme, tha kryeministri, janë të dukshme nga zhvillimi i pabalancuar dhe i paplotë, por ato janë ende në pritje të zgjidhjes.

Li Keqiang kërkoi çdo përpjekje për të punuar me përgjegjësi të lartë për vendin dhe popullin, me synim që qeveria të mos humbë besimin e popullit.

Në këtë raport janë paraqitur objektiva dhe kërkesa të reja për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kinës. Mes tyre, objektivi i pritshëm i rritjes së GDP-së do të jetë 6.5%. Niveli i regjistruar i papunësisë urbane do të jetë brenda nivelit 4.5%.

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit në sondazhin e matjes së papunësisë urbane, do të përfshihen banorët e përhershëm të qyteteve, ashtu dhe punëtorët emigrantë. Qeveria synon papunësia të kontrollohet brenda nivelit 5.5%.

Sivjet shënohet 40 vjetori i reformës dhe i hapjes së Kinës, por është edhe viti i parë që Kina do të zbatojë plotësisht frymën e Kongresit të 19-të të PKK-së. Ky është një vit vendimtar për ndërtimin e një shoqërie të begatë. Në raportin e punës së qeverisë theksohet se duhet të zbatohen me rigorozitet mendimet e Xi Jinping-ut për socializëm me karakteristika kineze në epokën e re. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore