Kinë, forcohet reforma e sistemit kombëtar të mbikëqyrjes

2018-02-28 17:33:02 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:监察---[jiān chá]---Mbikëqyrje

Pas disa ditësh do të zhvillohen në Pekin "dy sesionet" e Kinës për vitin 2018. Gjatë sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, disa çështje të reformës të sistemit të mbikëqyrjes do të jenë pa dyshim në qendër të vëmendjes të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm. Që nga fundi i vitit 2016, kjo reformë, që ka të bëjë me nxitjen e frymës së pastërtisë morale në Parti e në qeveri dhe me luftën kundër korrupsionit, është zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, duke arritur mjaft rezultate. Në të njëjtën kohë, epërsitë në fushën e institucioneve të sjella nga refoma po shndërrohen në efektivitet në qeverisje dhe shkallë-shkallë po formësohet një sistem mbikëqyrës kombëtar i unifikuar, autoritativ dhe efikas.

Në nëntor të vitit 2016, reforma e sistemit të mbikëqyrjes filloi zyrtarisht në tre rajonet e para pilot në rang province: Pekin, Shanxi e Zhejiang. Reforma është fokusuar tek krijimi sipas ligjit i institucioneve antikorrupsion nën udhëheqjen e PKK-së, për të realizuar mbikëqyrjen e të gjithë nëpunësve me funksione publike. Që nga ajo kohë, janë krijuar në të tre këto rajone komisionet e mbikëqyrjes, të cilat kanë bashkëpunuar me komisionet e kontrollit të disiplinës, duke realizuar integrimin e mbikëqyrjes administrative, parandalimin e korrupsionit dhe hetimin nga prokuroria të korrupsionit, mitëmarrjes, braktisjes së detyrës etj., duke nxitur mbikëqyrjen e plotë.

Deri në fund të shkurtit të këtij viti, në 31 provinca, rajone autonome dhe bashki të varura nga qendra janë krijuar në përgjithësi komisionet e mbikëqyrjes.

Pas një viti integrimi, epërsitë në fushën institucionale që sjell reforma e mbikëqyrjes është përkthyer në efikasitet të qeverisjes. Të dhënat tregojnë se pas reformës, në tre rajonet pilot, Pekin, Shanxi e Zhejiang, rritja reale ishte 370 %, 67%, 83%. Gjatë vitit të kaluar, ka pasur një rritje të numrit të çështjeve të hetuara dhe të ndëshkimeve. Disa provinca dhe qytete kanë bërë një përparim historik në ndjekjen jashtë vendit të pasurisë së çuar aty në mënyrë të paligjshme.

Ndërsa janë arritur rezultatet në fazën fillestare, në një numër rajonesh ka vazhduar përmirësimi i ushtrimit të kompetencave nga komisionet e mbikëqyrjes dhe i integrimit të funksionimit të komisioneve të mbikëqyrjes me komisionet e kontrollit të disiplinës. Po ashtu është pranuar mbikëqyrja nga asambletë popullore dhe komitetet e përhershme të tyre, si edhe organet e prokurorisë të të njëjtit nivel, dhe është forcuar mbrojtja e të drejtave të ligjshme të objekteve të hetimit.

Pas disa ditësh, legjislatura e 13-të e Asamblesë Kombëtare Popullore pritet të shqyrtojë projektamendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe në "Ligjin e mbikëqyrjes", dhe në këtë mënyrë, reforma e sistemit kombëtar të mbikëqyrjes në Kinë do të hyjë në "korsinë e shpejtë."

Mrekulli
Lajmet Kryesore