Nxitet zhvillimi i integruar i Pekin-Tianjin-Hebei

2018-02-27 17:34:21 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:优化---[yōu huà]---Përmirësim

Krahas përmirësimit të njëkohshëm të strukturës industriale në Pekin, Tianjin dhe provincën Hebei, politikat e favorshme po shtojnë gjallëri në zhvillimin e integruar ekonomik të këtyre tri njësive administrative në nivel province.

Lehtësimi i detyrave të Pekinit që ndikojnë në luajtjen e rolit të tij si kryeqytet dhe qendër politike të vendit është thelbi i zbatimit të strategjisë së zhvillimit të përbashkët tripalësh. Në katër vitet e fundit pas fillimit të kësaj reforme, janë mbyllur afro 2000 fabrika prodhimi në Pekin dhe janë zhvendosur gati 600 tregje dhe një grup institucionesh publike.

Për biznesmenët që janë zhvendosur në provincën fqinje të Pekinit, Hebei, hapësira e zhvillimit nuk është ulur, por zgjeruar pasi qiratë dhe kostot e tjera janë më të ulëta dhe shtohet numri i klientëve të rinj nga krahina të tjera.

Në fabrikën e prodhimit të automjeteve "Hyundai" në qytetin Cangzhou të provincës Hebei, 300 robotë merren çdo ditë me saldim. Sipas zv.kryemenaxherit të kompanisë Lang Jiawei, për shkak të shumë faktorëve, kompania e tij nuk mund të shtojë kapacitetin e prodhimit në Pekin. Prandaj, ai zgjodhi qytetin Cangzhou, afër Pekinit dhe me perspektivë të lartë. Tani, nga kjo fabrikë prodhohen 300 mijë automjete në vit.

Kurse, qyteti i varur direkt nga qeveria qendrore, Tianjin është bërë tani qendra e parë e prodhimit të avionëve Airbus jashtë Europës. Në shtatorin e vitit të kaluar, atje u vu në përdorim qendra e përpunimit dhe e dorëzimit e avionit Airbus me trup të gjerë, të tipit "A330". Sipas z. Yang Lin, drejtor i qendrës së industrisë aeronautike të Zonës së Tregtisë së Lirë të Tianjin-it, në vitin 2020, me zinxhir më të përsosur industrial, vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të sektorit përkatës do të kalojë 100 miliardë juanë, duke e bërë qytetin e Tianjin-it një ndër bazat më të rëndësishme aeronautike të vendit.

Vitin e kaluar, u krijua zyrtarisht Zona e Re Xiong'an në provincën Hebei, e cila përbën një forcë tjetër për transformimin e Pekinit së bashku me nënqendrën e kryeqytetit Tongzhou. Tani, ngritja e aftësisë së këtyre dy krahinave në tërheqjen e industrive moderne është bërë drejtim i zhvillimit të ardhshëm të Pekin-Tianjin-Hebei.

Pas përpjekjeve katërvjeçare, struktura industriale tripalëshe është përmirësuar më tej: vitin e kaluar, sektorët financiarë, teknologjikë dhe të shërbimeve të informacionit kanë kontribuar 50% të rritjes ekonomike të Pekinit; Tianjini ka patur zhvillim të vrullshëm në sektorin e manufakturës të përparuar dhe të shërbimeve moderne. Kurse Hebei ka rritur aftësinë konkurruese me ngritjen e efektivitetit prodhues. Tani, zhvillimi i integruar i tri krahinave ka shfaqur gjallëri të re, duke plotësuar njëri-tjetrin dhe duke realizuar efektivitet të lartë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore