Kina shpejton reformën e ndërmarrjeve qendrore shtetërore

2018-02-22 15:46:29 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 混合---[hùn hé]---përzierje

Ndërmarrjet qendrore shtetërore të Kinës kanë shtuar larminë e formave të pronësisë vitet e fundit, duke përfshirë disa lloj kapitalesh. Deri në fund të vitit 2017, është formuar një sistem i pronësisë së përzierë në mbi dy të tretat e ndërmarrjeve qendrore shtetërore, duke sjellë që edhe aksionarët jo shtetërorë të ndajnë fitimet. Drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve thonë se në të ardhmen do të vazhdojë shpejtimi i reformës së pronësisë së përzierë, duke të rritur përqindjen e kapitalit joshtetëror.

Sipas të statistikave, në vitin 2017, numri i ri i ndërmarrjeve qendrore shtetërore që kaluan në pronësi të përzierë kaloi në mbi 700, ndërsa mësohet se nëpërmjet tregut të kapitaleve janë investuar afro 338.6 miliardë juanë.

Ndërmarrja më e madhe e prodhimit të çelikut, Grupit i Baowu i Kinës, është ndër të parat ndërmarrje qendrore shtetërore që nxiti reformën e sistemit të pronësisë së përzierë.

Deri tani, në 115 degët e Grupit Baowu, është zbatuar forma e pronësisë së përzierë. Ky numër është i barabartë me 23% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve. 70% e të ardhurave dhe fitimeve të Grupit Baowu erdhën nga degët e pronësisë së përzierë.

Zv./menaxheri i përgjithshëm i Grupit Baowu, Hu Wangming thotë se ndryshimi i formës së pronësisë së ndërmarrjes ka shtuar konkurrencën në treg.

"Gjashtë ndërmarrje u bënë investitorët strategjikë, ndërsa 126 drejtues zotërojnë tani për herë të parë aksione në ndërmarrje. Dega Ouyeel-i është një ndërmarrje me pronësi të përzierë që përfshin kapitale shtetërore, joshtetërore dhe aksionet e zotëruara nga punonjësit. Kjo formë pronësie i jep ndërmarrjes gjallërinë e duhur për t'u zhvilluar në të ardhmen. Ndarja e aksioneve me punonjësit garanton zhvillimin e përbashkët të tyre dhe të ndërmarrjes. Në vitin 2017, Ouyeel-i realizoi transaksione nëpërmjet internetit, duke spikatur edhe në tregtinë elektronike të çelikut në Kinë."

Autoritetet thonë se do të nxitin më tej reformën e sistemit të pronësisë së përzierë, duke u zgjeruar në fusha më të rëndësishme si energjia elektrike, nafta, gazi natyror, hekurudhat, telekomunikacioni, industria ushtarake etj.

Reforma e pronësisë së përzierë ofron shanse të barabarta edhe për kapitalin e huaj, thotë kreu i Institutit të Studimit të Ndërmarrjeve të Kinës, Li Jing:

"Reforma e pronësisë së përzierë në ndërmarrjet shtetërore do të zgjerohet më tej dhe në mënyrë më elastike. Deri tani janë theksuar përfitimet ekonomike dhe cilësia e reformës së pronësisë së përzierë."

Sipas statistikave të reja, pas riorganizimit dhe integrimit, numri i ndërmarrjeve qendrore shtetërore u pakësua nga 117 deri në 97, ndërsa u përmirësua më tej struktura shtetërore e investimeve. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore