Gao Tingyu, patinatori i parë mashkullor kinez që merr medalje olimpike

2018-02-20 14:59:58 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 奖牌---[jiǎng pái]---medalje

Patinatori kinez Gao Tingyu fitoi të hënën në mbrëmje medaljen e bronzit duke e mbyllur garën e 500 metrave të patinazhit të shpejtësisë me rezultatin 34.65 sekonda, 0.23 sekonda pas fituesit, Havard Lorentzen nga Norvegjia.

Gao Tingyu u bë patinatori i parë mashkullor kinez i shpejtësisë që merr një medalje olimpike. Më herët, në garat e zhvilluara në qytetin amerikan Salt Lejk, Gao zuri vendin e 5-të me rezultatin 34.34 sekonda.

Duke folur pas garës me gazetarët, Gao Tingyu u shfaq gjakftohtë dhe me humor. Ai tregoi me gishta se kishte marrë vendin e tretë dhe se ëndrra e tij është padyshim vendi i parë.

Në lidhje me fshatin olimpik dhe Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut, Gao tha se i janë mërzitur ushqimet e njëjta çdo ditë dhe se mezi po pret të kthehet në Kinë. Ai vlerësoi konkurrencën e ashpër të garës, por theksoi se nuk ndjeu prensionin e lojërave olimpike.

"Në garën e 500 metrave, asnjëri nuk mund të bëjë gabime! Gjatë Lojërave Olimpike nuk dallova ndonjë ndryshim nga loja normale. Qëndruam në një mjedis të mbyllur dhe konsumuam ushqime të shëndetshme."

Gjatë intervistës, gazetari u çudit nga ky sportist i ri që pavarësisht presionit në të kaluarën, ishte pozitiv dhe e përballoi me sukses sfidën. Sivjet, sfida ishte më e vështirë:

"Sivjet, jam ndeshur me më shumë sfida. Kam ndryshuar trajner, skuadrën dhe drejtuesit. Kjo më bëri të kaloj shumë vështirësi. Por tani gjithçka është në rrugën e duhur dhe unë ndihem shumë mirë."

I pyetur nëse do të vazhdojë garën në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekin-it, patinatori Gao Tingyu u përgjigj se do të "ecë kokë ulur në rrugën e akullt."

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore