Kina rithekson parimin e mospërdorimit të parë të armëve bërthamore

2018-02-19 13:23:59 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 核武器---[hé wǔ qì]---armë bërthamore

Një diplomate e lartë e Kinës ritheksoi parimin e mospërdorimit të parë të armëve bërthamore. Kryetarja e Komitetit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, Fu Ying mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut, që u organizua nga 16 deri më 18 shkurt, si përfaqësuesja e palës kineze.

Në konferencën me temë: "Siguria e Pakontrolluar Bërthamore", Fu Ying vuri në dukje se armët bërthamore janë forca më e madhe botërore dhe vendet e ndryshme duhet të mbajnë përgjegjësi të përbashkët për të nxitur administrimin global të tyre.

Diplomatja kineze Fu Ying mbajti fjalimin me titull "Administrimi global i fushës bërthamore nga pikëpamja e bashkësisë së fatit të përbashkët të njerëzimit."

"Pesë vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së duhet të ruajnë qëndrueshmërinë e strategjisë globale dhe të vazhdojnë çarmatimin bërthamor, duke iu përmbajtur sistemit të mospërhapjes së armëve bërthamore. Përmasa e arsenalit bërthamor të Kinës është shumë e vogël. Kina është e vendosur në strategjinë e saj bërthamore të vetëmbrojtjes, duke ruajtur një siguri minimale bërthamore."

Diplomatja Fu Ying ritheksoi se Kina zbaton politikën e mospërdorimit të parë të armëve bërthamore si dhe pranon pa kushte parimin e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe moskërcënimin ndaj vendeve dhe rajoneve që nuk i kanë këto armë bërthamore. Ajo theksoi gjithashtu propozimin e Kinës për ndalimin e gjithanshëm dhe shkatërrimin e plotë të armëve bërthamore.

Duke folur për çështjen bërthamore të Gadishullit Korean, Fu Ying tha se Kina vazhdon të kërkojnë çarmatimin bërthamor dhe zbatimin e rreptë të rezolutave e sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kina propozon gjithashtu zgjidhjen e problemeve të sigurisë të Koresë së Veriut nëpërmjet negociatave paqësore. Diplomatja kërkoi mbështetjen e procesit të paqes dhe rifillimit të bisedimeve për paqe, sidomos tani pas pjesëmarrjes së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut.

Veçanërisht SHBA-ja, tha Fu, nuk duhet ta humbë këtë rast, përndryshe rrezikohet kthimi i gjendjes së tensionuar.

(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore