Xi Jinping: Përpjekja në fakt është një lumturi

2018-02-16 11:38:43 CRI Komenti juaj Printoni

Fjalë kyçe: 幸福--[xìng fú]--lumturi

Të mërkurën paradite, Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit dhanë një pritje në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me rastin e Festës së Pranverës. Presidenti kinez Xi Jinping i shprehu popullit të kombësive të ndryshme të mbarë vendit, bashkatdhetarëve të Hong-Kongut, të Makaos e të Tajvanit dhe kinezëve jashtë vendit urime e përshëndetje për festën.

Në fjalimin e tij, Xi Jinping u shpreh se vitin e kaluar, PKK-ja dhe mbarë populli kinez arritën sukses të lartë në të gjitha fushat. Krahas vëllimit të PBB-së prej mbi 8 trilionë juanësh dhe rritjes ekonomike 6.9%, zbatimi i reformave të shumta të thella ka shënuar përparime të dukshme, sidomos në sistemin ligjor, jetesën e popullit, zhdukjen e varfërisë, fushën e mbrojtjes së vendit, diplomaci si dhe në trajtimin e mirë të çështjeve të PKK-së.

Viti 2018 është një vit kyç për nxitjen e krijimit të një shoqërie të begatë dhe PKK-ja e populli kinez duhet të vazhdojnë përpjekjet për të nxitur përparimin e çështjeve të ndryshme të socializmit me karakteristika kineze.

Në pritje morën pjesë më se 2000 udhëheqës të Partisë e të shtetit e personalitete të qarqeve të ndryshme. Gjatë pritjes u dha edhe një shfaqje artistike.

Ndërkohë, 2018-a është edhe 40-vjetori i politikës së hapjes dhe reformës të Kinës. Në fjalimin e tij, Xi Jinping qartësoi drejtimin e zhvillimit të Kinës në vitin 2018, duke theksuar që sivjet është një vit kyç për zhvillimin e vendit dhe të gjithë banorët duhet të zbatojnë në mënyrë të gjithanshme frymën e Kongresit të 19-të Kombëtar të PKK-së, ideologjitë kryesore të PKK-së, me qëllim që të zbatohen strategjitë e vendit në mënyrë të koordinuar dhe të vendosur si dhe për të shndërruar vendimet dhe politikat strategjike në realitet.

Festa e Pranverës është koha e bashkimit familjar dhe një festë shumë e rëndësishme për kombin kinez, pasi për të familja ka një rëndësi tejet të madhe. Në fjalimin e tij, Xi Jinping theksoi që duhet të integrohen ëndrrat vetjake dhe familjare me ëndrrat e vendit dhe kombit.

Ai shtoi gjithashtu se vetë përpjekja në fakt është një lumturi. Vetëm një jetë me përpjekje mund të quhet si jetë me lumturi. Epoka e re është koha e përpjekjebërësve dhe ne të gjithë duhet të përpiqemi pandërprerë për popullin, me popullin, për të futur frymën e përpjekjes në sektorët e ndryshëm dhe për të realizuar të gjitha ëndrrat e mëdha të kombit tonë. Tani, ne nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur dhe çfarë misioni kemi, do të përpiqemi në mënyrë të vendosur për të shkruar kapitullin e ri historik të popullit kinez.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore