Presidenti Xi Jinping inspekton në zonën e thellë malore Daliang

2018-02-12 15:20:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:考察-[kǎo chá]- inspektim

Në prag të Festës së Pranverës, presidentit i Kinës, Xi Jinping, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, inspektoi provincën jugperëndimore Sichuan.3 Më 11 janar në mëngjes, Xi shkoi në zonën e thellë malore Daliang, në shtëpitë e fshatarëve të varfër të kombësisë Yi. Ai u ndal aty për të parë nga afër gjendjen dhe kushtet e jetesës, ndërsa bisedoi me banorët dhe me zyrtarët vendorë për politikat e daljes nga varfëria.

Vizitën e tij, presidenti Xi Jinping e nisi në mëngjes nga qyteti Xichang dhe shkoi në fshatin Sanchahe. Përgjatë rrugës që kalon në një terren të thyer malor, Xi vizitoi familjet e varfra të zonës dhe të bisedoi me përfaqësues të fshatarëve dhe zyrtarët që përgjigjen për zbutjen e varfërisë në këtë zonë. Presidenti Xi u shpreh i gëzuar për vizitën në këtë anë të vendit.

"Unë jam i kënaqur t'ju vizitoj në mesin e banorëve të kombësisë Yi, kjo ka qenë një dëshirë e imja dhe gjithmonë kam dashur të vij këtu. Qëllimi ynë është që t'i ofrojmë popullit një jetë të lumtur dhe të bukur, në mënyrë që asnjë kombësi, asnjë familje, asnjëri të mos mungojë në rrugën e ndërtimit të një shoqërie përgjithësisht të begatë," tha Xi.

Presidenti Xi u gëzua kur dëgjoi këngën e një vajze 10 vjeçare, Jihaoyouguo-së, dhe më pas uroi që të gjithë fëmijët të jetojnë vazhdimisht të lumtur.

Një prej krerëve vendorë i dhuroi Xi Jinping-ut një mantel të kombësisë Yi, ndërsa më pas të gjithë fshatarët e rrethuan sekretarin për t'i shprehur adhurimin dhe respektimin e tyre. Më fshatarët e kombësisë Yi kënduan një këndë popullore në shenjë mirënjohjeje dhe respekti ndaj partisë.

Në fund të inspektimit, presidenti Xi Jinping dhe zyrtarët vendorë theksuan nevojën për të punuar me këmbëngulje për të zbutur varfërinë me qëllim përmirësimin e jetës së këtyre njerëzve.

"Për të fituar luftën ndaj varfërisë, veçanërisht për të ndërtuar një degë më të fortë të partisë, sekretari i parë i fshatit dhe ekipi i tij, duhet të punojnë me këmbëngulje me qëllim që populli këtu të gëzojë një jetë më të mirë," tha Xi. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore