Ku buron ndenja e "sigurisë" e shtetasve kinezë?

2018-02-09 20:28:09 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:安全---[ān quán]---Siguri

Kohët e fundit qeveria kineze nis një fushatë kundër krimit të organizuar dhe kriminelëve të të gjitha niveleve, me në fokus çrrënjimin e këtyre grupeve në pushtetin vendor dhe atyre që shtypin banorët.

Prej vitesh, qeveria kineze ka punuar për garantimin e rendit të sigurisë dhe të një mjedisi të qëndrueshëm shoqëror, pasi këto janë kushtet baze për jetën e përditshme të çdo qytetari të saj. Por faktikisht, garantimi i një mjedisi të tillë nuk është një punë e lehtë, pasi një nga njëra anë qëndron problemi i një popullsie të madhe të shtrirë në një territor të gjerë. Zhvillimet e shpejta të ekonomisë kineze në vitet e fundit kanë shpejtuar, me një ritëm të paprecedent, klasifikimin dhe ristrukturimin e shoqërisë kineze. Nga ana tjetër, mjedisi i jashtëm nuk paqësor. Shume faktorë dhe elemente të pasigurta dhe të paqëndrueshme ndërlikojnë situatën, gjë që kërcënon shoqërinë kineze.

Sipas një sondazhi, numri i rasteve të krimeve të dhunshme që kanë ndodhur në Kinë në vitin 2017 është ulur me 51.8 për qind në krahasim me 2012-n. 95.55% e kinezëve që janë marrë në pyetje shprehen të kënaquar për nivelin e sigurisë në vend. Gjithnjë e më shumë qytetarë kanë bindjen që Kina është vendi më i sigurt në botë. Stabiliteti shoqëror dhe zhvillimi i shpejtë ekonomik janë bërë dy tiparet e imazhit të Kinës në arenë ndërkombëtare.

Një gjë interesante është që Kina nuk ka shpenzuar shumë "kosto" për të marrë kaq shumë rezultate. Sipas vlerësimit të fundit të OKB-së, mesatarisht llogaritet se çdo 100 mijë banorë janë ruajtur nga 300 oficerë policorë, ndërsa rasti i Kinës është më i ulët sesa nivel mesatar botëror, vetëm 140 oficerë policie për 100 mijë banorë, e thënë ndryshe, raporti polic/qytetar është vetëm 0.14%.

Kina nuk ka ndaluar asnjëherë punën e saj në goditjen e krimit të organizuar, bandave, kontrabandës së armëve dhe drogës ose ndaj grupeve që merret me biznesin e pornografisë. Lëvizjet përkatëse kanë arritur pikun qysh nga Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës, por kanë ekzistuar edhe më herët. Krimi i organizuar në vend është pakësuar dhe në këtë mënyrë është fuqizuar e garantuar vazhdimisht rendi e siguria shoqërore.

"Të gjesh fuqi nga populli"- që nga viti 1952, qeveria kineze ka udhëzuar institucionet e çdo niveli në vend të bashkëpunojnë me qytetarët për të parandaluar dhe për të kapur individët dhe bandat kriminale. Faktikisht, ky koncept është 30 vjet më i hershëm se në vendet perëndimore, të cilat paraqitën propozimet në vitet '70 dhe '80 "bashkëpunimi mes policisë dhe komunitetit". (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore