Kina planifikon të përmirësojë mjedisin rural

2018-02-06 17:49:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:环境---[huán jìng]---Mjedis

Tani po zhvillohet në Kinë puna për të ashtuquajturin ndërtim i zonave të bukura rurale. Të hënën u publikua një dokument i hartuar bashkërisht nga Zyra e Përgjithshme e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, që i dedikohet pikërisht përmirësimit të mjedisit në zonat rurale. Kina synon të realizojë disa objektiva deri në vitin 2020, përfshirë përmirësimin e dukshëm të mjedisit të banimit në zonat rurale, pastërtinë e rregullin në këtë zona dhe forcimin e ndërgjegjësimit të banorëve të fshatit për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit.

Me gjithë arritjet në zhvillimin e zonave rurale, përsëri ekzistojnë shumë çështje që duhen trajtuar. Ndër problemet më të dukshme janë ndryshimi i situatës së zhvillimit nga zona në zonë, mungesa në përgjithësi e pastërtisë dhe e rregullit dhe niveli i ulët i administrimit. Dokumenti i sivjetshëm synon të ngrejë nivelin e administrimit në zonës rurale me anë të shfrytëzimit të burimeve ekzistuese.

Tre aspekte që duhen zgjidhur janë: trajtimi i mbeturinave dhe i ujërave të zeza dhe përmirësimi i imazhit të zonave rurale. Dokumenti përfshin planin e veprimit për zgjidhjen e këtyre tre çështjeve, ndër të cilat trajtimi i mbeturinave shtëpiake është vënë në vendin e parë.

Profesor Liu Jianguo nga Shkolla e Mjedisit e Universitetit Tsinghua shpjegon se, krahas një numri të vogël zonash relativisht të zhvilluar, shumica e zonave rurale zbatojnë metoda primitive për të trajtuar mbeturinat, gjë që shkakton një ndikim të madh negativ mbi mjedisin rural. Mbeturinat e patrajtuara dëmtojnë ujin dhe tokën.

"Plani i veprimit synon ndërtimin e një linje të trajtimit të mbeturinave që përputhet me aktualitetin e tanishëm në zonat rurale. Mënyra e trajtimit mund të ndryshojë mbi bazën e situatave reale. Projekti i zgjidhjes së problemeve rurale duhet hartuar në bazë të realitetit të fshatit. Me anë të bashkëpunimit mes fshatrave dhe qyteteve mund të arrihet të krijohen linja të ndryshme të përpunimit të mbeturinave dhe monitorimi i këtyre linjave mund të bëhet i pavarur nga njëri-tjetri," tha prof. Liu.

Studiuesi Li Guoxiang nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës këshillon garantimin e një mbështetje më të madhe ndaj zonave rurale të Kinës Qendrore e Perëndimore:

"Përgjegjësia për administrimin e mjedisit rural duhet të jetë përgjegjësi e qeverisë dhe nuk duhet krijuar varësi e tepruar nga fermerët. Sidomos në rajonet e Kinës Lindore e Perëndimore, ka nevojë për mbështetje më të fuqishme financiare nga qeveria qendrore. Vetëm në këtë mënyrë, mund të realizohet objektivi i ndarjes së barabartë të shërbimeve publike."

Plani i veprimit theksoi gjithashtu që përmirësimi i mjedisit rural kërkon shtimin e përpjekjeve të qeverisë e të sektorëve financiarë dhe angazhimin e gjerë shoqëror. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore