Kryeministri kinez zhvillon konsultime për raportin e punës së qeverisë

2018-02-02 18:17:05 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:政府---[zhèng fǔ]---Qeveria

Pas bisedave me ekspertë e studiues jopartiakë të ekonomisë më 31 janar, kryeministri i Kinës Li Keqiang, ftoi personalitete të arsimit, shkencës, kulturës, shëndetësisë dhe sportit për të diskutuar mbi raportin e punës të qeverisë, i cili do t'i paraqit Asamblesë Kombëtare Popullore për shqyrtim në sesionin e muajit mars.

Një vit më parë, zv./rektori i Universitetit Qinghua, Shi Yigong, i paraqiti për herë të parë kryeministrit Li Keqiang këshillat e tij. Shi propozoi rritjen e subvencioneve kombëtare për studentët e doktoratës. Këshilla e tij u paraqit në raportin e punës të qeverisë për vitin 2017 dhe më pas u zbatua nga Ministria e Financave dhe ajo e Arsimit. Subvencionet kombëtare për studentët e doktoratës u rritën me 3000 juanë në vit.

Pas një viti, profesori erdhi sërish në Këshillin e Shtetit për të sugjeruar shtimin e ofertës së burimeve cilësore të edukimit, këtë herë si kreu i Institutit të Studimeve të Përparuara Xihu, një universitet privat kërkimor.

Trajneria e skuadrës kombëtare të volejbollit për femra e Kinës, Lang Ping, i këshilloi qeverisë të nxitë sportet në nivel kombëtar dhe të marrë më shumë masa për përmirësimin e gjendjes fizike të popullsisë.

"Me përmirësimin e kushteve të jetesës, fëmijët po dobësohen fizikisht. Tani më shumë fëmijë mbajnë syze dhe kanë probleme me mbipeshën. Këtyre duhet t'ju kushtojmë vëmendje. Prandaj sugjeroj ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme për kryerjen e stërvitjes."

Në këto konsultime të kryeministrit kishte edhe dy përfaqësues nga baza. Li Pengxuan, 29-vjeçar, merret me biznesit e postës së shpejtë në fshat. Katër vjet më parë ai filloi të zgjidhë problemin e shitjes së mollëve të fshatit të vendlindjes. Ai shpreson se qeveria do të mund të formulojë politika më të favorshme për postën e shpejtë në fshat dhe do të nxitë bashkëpunimin mes sektorit të postës së shpejtë dhe atij të sigurimeve.

Kryeministri Li i falënderoi përfaqësuesit për këshillat. Ai tha se Kina dëshiron të ruajë prirjen e mirë të zhvillimit dhe të zgjidhë problemet që lidhen drejtpërdrejt me interesin e popullit.

Ai theksoi se qeveria duhet të zgjerojë kanalin e komunikimit dhe të kuptojnë në vazhdimësi kërkesat e njerëzve.

"Puna e qeverisë duhet të fokusohet te kërkesat dhe dëshirat e popullit. Duhet të përmirësojmë vazhdimisht punën, në mënyrë që zhvillimi shoqëror dhe ekonomik të mbështesë forcimin kombëtar. Më e rëndësishmja, zhvillimi shoqëror mund të ndihmojë drejtpërdrejt popullim. Burimet njerëzore janë thesari më i madh dhe ne duhet t'i vlerësojmë." (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore