Ministri: "Kina pret më shumë besim e bashkëpunim për hapjen e saj në 2018-n"

2018-01-31 16:42:17 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:外交---[wài jiāo]---Diplomaci

Në prag të Vitit të Ri sipas kalendarit hënor, Ministria e Jashtme e Kinës zhvilloi një pritje në Pekin. Në fjalimin e tij, ministri i Jashtëm Wang Yi, u shpreh se Kina do të vazhdojë rrugën paqësore të zhvillimit, duke hapur një kapitull të ri të diplomacisë së një vendi të madh dhe njëkohësisht shpreson për më shumë hapje, bashkëpunim dhe besim reciprok në botë.

Duke kujtuar diplomacinë gjatë vitit 2017, Wang Yi theksoi se diplomacia e Kinës u përshtatet kërkesave të reja të zhvillimit të vendit, ndryshimeve të reja ndërkombëtare, ringritjes së kombit kinez dhe nxitjes së paqes dhe prosperitetit të njerëzimit.

"Kemi këmbëngulur për zhvillimin e drejtë të globalizimit, nga Davosi në Gjenevë, nga Hamburgu në Da Nang, presidenti Xi Jinping i paraqit të gjithë botës konceptin kinez të ribalancimit ekonomik global, të ndërtimit të një bashkësie fatesh të përbashkët të njerëzimit. Ai paraqitu shpreh propozimin e Kinës për të ndërtuar një ekonomi të hapur botërore, për të nxitur integrimin ekonomik të Azi-Paqësorit dhe për të shtuar besimin dhe forcën pozitive në bashkësinë ndërkombëtare," tha Wang.

Sivjet shënohet 40 vjetori i 'Reformës dhe Hapjes' së Kinës. Sipas ministrit, hapja është rruga e vetme për të realizuar zhvillimin e prosperitetin.

Ministri Wang Yi u shpreh se në vitin 2018, Kina do të zgjerojë dhe thellojë rrjetin e marrëdhënieve të partneritetit ndërkombëtar, dhe do të përpiqet t'i zgjidhë me palë të ndryshme në rrugë politike. Si partner i besueshëm i palëve të ndryshme, Kina do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv për paqen dhe zhvillimin të botës.

"Shumë kombe në botë kanë traditën e pritjes së pranverës, kjo tregon shpresën për të ardhmen e ndritur, ëndrrat për një jetë të pasur dhe në paqe. Në vitin e ri, shpresojmë të ruajmë komunikimin dhe bashkëpunimet me diplomatët, përfaqësuesit dhe miqtë tanë. Shpresojmë tek mbështetja dhe bashkëpunimi i autoriteteve vendore, për ta ngritur miqësinë midis Kinës dhe vendeve të ndryshme të botës në një nivel të ri dhe për t'u sjellë përfitime popullit kinez dhe popujve të botës," u shpreh ministri. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore