Kinë: Ulet numri i aksidenteve në punë, reformohet sistemi i mbikëqyrjes

2018-01-30 16:59:15 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:安全---[ān quán]---Siguri

Gjendja e sigurisë në punë paraqitet e mirë dhe vitin e kaluar u shënua pakësimi i numrit të përgjithshëm të aksidenteve, të aksidenteve të mëdha dhe atyre serioze. Në të ardhmen, autoritetet thonë se Kina do të përmirësojë ligjin dhe rregullat, do të kryejë reformën e sistemit dhe përmirësojë teknologjinë, për të ngritur nivelin e sigurisë në punë.

Kreu i Administratës Shtetërore të Sigurisë në Punë, Wang Yupu, tha të hënën se në vitin 2017 ndodhën gjithsej 53 mijë aksidente sigurie, të cilat shkaktuan 38 mijë viktima, 1% më pak në krahasim me vitin 2016.

"Masat e marra kanë siguruar uljen të numrit të aksidenteve dhe të viktimave në 10 sektorë: industrinë e minierave, kombinatet metalurgjike, sektorin e prodhimit të fishekzjarrëve, tregtinë dhe industrinë, transportin rrugor, hekurudhor, ujor, ajror, prodhimin dhe përdorimin e makinerive bujqësore dhe anijeve të peshkimit. Ndër to, në tre kategori: transportin hekurudhor, ajror dhe makineritë bujqësore nuk kanë ndodhur aksidentet e mëdha. Në përgjithësi gjendja e sigurisë në punë është përmirësuar. Ndër 32 njësi të nivelit provincial, 28 kanë realizuar "uljen" e numrin të aksidenteve dhe të viktimave në punë."

Zyrtari shton se siguria në punë ndeshet me shumë sfida. Ekonomia e Kinës ruajti një rritje të shpejtë, kapaciteti dhe shkalla e prodhimit vazhdoi të zgjerohet, ndërsa u rrit ndjeshëm numri i punëtorëve, logjistikës dhe trafikut.

Numri i udhëtarëve ditorë arrin në rreth 43 milionë. Numri i automjeteve në 290 milionë dhe numri i drejtuesve të automjeteve në 360 milionë. Çdo ditë 44 milionë njerëz përdorin metronë dhe 1.3 milionë fluturojnë në linjat civile.

Në Kinë ka rreth 350 mijë automjete të transportit të lëndëve kimike të rrezikshme me një vëllim vjetor transporti prej rreth 1 miliardë ton. Vendi numëron gjithashtu 55 milionë punëtorë në kantieret e ndërtimit. Mbi gjysma e minierave të vogla qymyrit që prodhojnë nën 300 mijë ton mineral, nuk kanë teknologjinë dhe pajisjet e përparuara, ndaj dhe autoritetet kanë tërhequr vëmendjen për shkaktimin e aksidenteve.

Kreu i Administratës Shtetërore të Sigurisë në Punë, Wang Yupu, theksoi se këtë vit do të rritet plotësisht niveli i sigurisë së prodhimit.

"Ne duhet të përshpejtojmë sistemin e përgjegjësisë të sigurisë së prodhimit, sistemin shkencor të mbikëqyrjes së sigurisë, ashpërsimin e mekanizmit për zbatimin e rregullave dhe të zbatimit të ligjit, sistemin e parandalimit dhe të kontrollit të rrezikut dhe sistemin e menaxhimit shoqëror. "

Kina pritet të ashpërsojë sistemin e sigurisë së prodhimit dhe përshpejtojë formulimin dhe rishikimin e ligjeve, duke thelluar reformën e sistemit të mbikëqyrjes. Njëherësh do të përdoren teknologjitë moderne dhe interneti për të rritur aftësitë e sigurisë. (Zhan Dian) 

Mrekulli
Lajmet Kryesore