Kina do të thellojë vazhdimisht disiplinën partiake

2018-01-12 20:31:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 严格---[yán gé]---I rreptë

Sekretari i përgjithshëm i KQ-së të Partisë Komuniste të Kinës, një herësh kreu i shtetit dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, mori pjesë në punimet e plenumit të dytë të Komisionit Qendror të Inspektimit Disiplinor.

Xi theksoi në fjalën tij se ndërtimi i socializmit kinez në epokën e re ka nevojë të mbështetet tek udhëheqja e partisë. Kreu kinez theksoi gjithashtu rëndësinë e përhapjes së frymës së Kongresit të 19-të PKK-së tek të rinjtë dhe ashpërsimin e disiplinës për udhëheqjen e partisë.

Xi Jinping-u vuri në dukje se pas Kongresit të 18-të të PKK-së, udhëheqja mbështet administrimin e rreptë të partisë, duke iu përmbajtur praktikave më të mira në historinë e saj, thellimin e njohjes për rregullat e qeverisjes së partisë dhe mbledhjen e përvojë pozitive, pasi shtimi i disiplinës në parti ka arritur suksese.

Kreu kinez theksoi zbatimin e vazhdueshëm të frymës së tetë dispozitave të Komitetit Qendror, duke ruajtur lidhjen e gjakut midis partisë dhe popullit. "Ne duhet t'i kushtojmë vëmendje prirjes së re të hedonizmit dhe ekstravagancës, duke garantuar që këto veprime të mos përsëriten," tha ai.

"Udhëheqësit e lartë duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për luftimin e formalizmit dhe burokracisë. Përmirësimi i stilit të punës duhet të ruajë lidhjen e ngushtë me popullin. Udhëheqësit e partisë duhet të kundërshtojnë me seriozitet fenomenin e privilegjeve, duke ruajtur aspiratat e plota të popullit. Udhëheqësit duhet ta fokusojnë punën e tyre tek masat për të zgjidhur problemet e tyre," tha Xi.

Presidenti Xi Jinping kërkoi trajtimin e duhur të simptomave për të marrë rezultatet e duhura nga lufta kundër korrupsionit.

"Ne duhet t'i përmbahemi me seriozitet parimit të tolerancës zero në luftën kundër korrupsionit. Lufta ndaj këtij fenomeni duhet t'i kushtojë vëmendje të madhe jo vetëm çështjeve të mëdha, por edhe atyre të vogla, duhen kapur si "tigrat" ashtu dhe "mizat". Qeverisja e rreptë e partisë duhet të luftojnë korrupsionin që ka zënë rrënjë midis popullit," tha Xi.

Ai bëri thirrje gjithashtu për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

"Ne duhet të forcojmë parandalimin e korrupsionit me qëllim që asnjë të mos guxojë të korruptohet. Nëpërmjet reformës dhe krijimit të sistemit, ne mund të ndërpresim çdo lidhje, duke forcuar mbikëqyrjen mbi funksionimin e pushtetit dhe formimin e një mekanizmi efikas institucional." (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore