Zhdukja e varfërisë shënon përparime të mëdha në Kinë

2018-01-10 18:16:55 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 脱贫---[tuō pín]---Zhdukja e varfërisë

Gjatë pesë viteve të fundit lufta për zhdukjen e varfërisë ka ecur me hapa të vendosur, duke shënuar dhe rezultatet më të mira historike në Kinë. Deri në fundin e vitit 2012, sipas standardit të tanishëm Kina kishte 98.89 milionë të varfër, por deri në fundin e vitit 2017, ky numër ra në 30 milionë, duke u pakësuar në pesë vjet me 60 milionë. Të martën, tre sekretarë komitetet të qytezave të ndryshme të Kinës që kanë luftuar me sukses varfërinë u takuan me gazetarë kinezë dhe të huaj, për të treguar përvojën e tyre.

Tani në Kinë regjistrohen 29 800 fshatra në varfëri ekstreme, të cilat shënojnë dhe pjesën më të vështirë të luftës për zhdukjen e varfërisë. Qyteza Zhashui e provincës Shanxi ka mjedis natyror të bukur, burime të pasura, por brenda zonës malore ka ende shumë fshatra në varfëri ekstreme. Sekretari i komitetit të qytezës Zhashui, Chen Xuan, thotë se për të luftuar varfërinë duhen para karakteristikat e zonës, për të punuar më pas një strategji për zhvillimin e turizmit, zhdukjen e varfërisë dhe krijimin e pasurisë.

"Duke përmirësuar infrastrukturën, qyteza Zhashui mund të zhvillojë bujqësinë duke u marrë me kultivimin e kërpudhës së zezë, turizmin rural dhe sektorin e barnave të mjekësisë tradicionale. Vitet e fundit janë shtuar 329 tregje duke ndihmuar shumë veta të dalin nga gjendja e varfërisë."

Qyteza Butuo e provincës Sichuan të Kinës është gjysmë bujqësore dhe gjysmë blegtorale. Ajo ndodhet në zonën malore ku temperaturat janë të ulëta dhe në të banojnë kryesisht pakica kombëtare. Popullsia e qytezës është rreth 200 mijë banorë, 33 për qind e të cilëve janë të varfër. Sekretari i Komitetit i qytezës Butuo, Sha Wen, thotë se gjendja po ndryshon thellësisht nëpërmjet përmirësimit të kushteve të jetës së fshatarëve, arsimit dhe shëndetësisë.

"Së pari, ne kemi marrë një seri masash përkrahëse, duke rindërtuar disa shtëpi të cilat ishin në rrezik shembjeje, së dyti kemi përmirësuar rrugët e fshatrave. Në anën tjetër kemi ndërtuar kopshte fëmijësh në çdo fshat, në të cilat janë regjistruar rreth 90% e fëmijëve të moshës 3 deri 6 vjeç. Ne po i kushtojmë vëmendje gjithashtu ndihmës për mjekësinë, për shumë fshatarë shëndetësia është falas."

Sipas të statistikave, në vitin 2017 28 qyteza me një popullsi prej 10 milionë banorësh dolën nga varfëria. Qyteza Huaxian e provincës Henan është një ndër to. Sekretari i Komitetit i qytezës, Dong Lianghong, thotë se në fazën tjetër do të stabilizojë rezultatet e zhdukjes së varfërisë deri në vitin 2020.

"Ne edhe kemi shumë detyra për të zbatuar, duke përshirë edhe mentalitetin e njerëzve. Por gjithashtu rritja e rezultateve të tanishme mbi garancinë ushqimore, veshmbathjen, arsimin e detyruar, sistemin shëndetësor parësor dhe strehimin".

Në plenumin e pestë të Komitetit Qendror të 18-të, u caktua viti 2020, si periudha e nxjerrjes nga gjendja e varfërisë e të gjithë popullsisë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore