Hekurudha Chongqing-Xinjiang-Europë përforcon lidhjet lindje - perëndim

2018-01-08 16:27:53 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:铁路---[tiě lù]---Hekurudhë

Chongqing është qyteti jugperëndimor i Kinës që ndodhet në rrjedhën e sipërme të Lumit Jance. Përhapja e ndërtimit të hekurudhave të shpejtësisë së lartë jashtë Kinës dhe vendosja e linjave të transportit ndërkombëtar të mallrave, kanë kuptim strategjik të rëndësishëm për të rritur më tepër lidhjen ndërmjet nismës "Një brez, një rrugë" dhe brezit ekonomik së Lumit Jance.

Linja e përbashkët hekurudhore Chongqing-Xinjiang-Europë është më e rëndësishmja e transportit të mallrave, që fillon nga Chongqing-u e zgjatet deri në Europë. Pas gjashtë vjetësh trajnimi, kjo linjë është kthyer në një markë të njohur të trenave kino-europianë.

Duke kujtuar arsyet fillestare të ndërtimit të linjave hekurudhore kino-europiane, menaxheri i përgjithshëm i Kompanisë së Transportit të Mallrave Qi Dan, thekson anën praktike dhe efikasitetin e këtij shërbimi:

"Trenat kino-europianë janë një praktikë e suksesshme e nismës 'Një brez, një rrugë' në Chongqing, efikase dhe të shpejta. Para shpalljes së nismës 'Një brez, një rrugë', qeveria e Chongqing-ut forcoi sektorin e informatikës me qëllim për të shtuar konkurrencën e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, duke pasur parasysh edhe vendndodhjen e Chongqing-ut në pjesën e brendshme të vendit."

Linja Chongqing-Xinjiang-Europë do të kalojë kufirin e Kinës nëpërmjet rajonit të Xinjiang-ut ose atij të Mongolisë së Brendshme dhe do të vazhdojë më tej në Kazakistan, Rusi, Bjellorusi, Poloni dhe përfundon në Duisburg të Gjermanisë. Kjo linjë ka një gjatësi prej 11 mijë km dhe e kryen transportin e mallrave për 13 ditë, përkundër dhe 30 deri në 40 ditë që bëhet në rrugë detare, nga portet në lumin Jance dhe Shangai-t, e deri në Europë. Kostoja e transportit hekurudhor është 50 deri në 60% më pak se ajo e transportit ajror, ndaj është zgjidhja e parë e transportit normal të mallrave.

Porti Guoyuan është më i madhi të transportit të përbashkët që lidhet me hekurudhën në jugperëndimin e Kinës. Ai 16 vende ankorimi për anije të tonazhit deri në pesëmijë ton dhe kapacitet vjetor përpunimi prej 30 milionë ton. Nga 28 dhjetori i vitit 2017, porti Guoyuan është tani zyrtarisht stacioni i dytë i nisjes së trenit kino-europian nga Chongqing-u.

Zv./menaxheri i Grupit të Transportit të Mallrave të Portit, Huang Ji, u tha mediave se lidhja e portit me stacionin hekurudhor është një masa e rëndësishme.

"Nëpërmjet kësaj mase është realizuar lidhja e rrugëve tokësore dhe detare të nismës 'Një brez, një rrugë' dhe brezit ekonomik së Lumit Jance. Në të kaluarën, fshati Tuanjie ishte stacioni i nisjes së mallrave në rrugë ujore ose të kamionëve që i transportonin mallrat drejt stacionit hekurudhor të linjës kino-europiane. Tani stacioni i nisjes u ndryshua këtu, duke lidhur më ngushtë rrugët detare dhe tokësore. Kjo masë është kuptimplotë."

Hekurudha Chongqing-Xinjiang-Europë ka krijuar tre porte të reja, në Khorgosi, Manzhouli dhe Erenhot, që funksionojnë normalisht. Treni i linjës Chongqing-Xinjiang-Europë kalon nëpër 10 vende dhe 30 qytete. Në këtë linjë kalojnë 80% e mallrave që shkojnë nëpërmjet hekurudhave nga Kina në Europë, duke u bërë dhe kanali kryesor i tregtisë së pjesës kontinentale të Kinës me Europën. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli