Qyteti Yichang zhvillon sistemin ekologjik

2018-01-05 16:36:32 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:生态---[shēng tài]---Ekologjia

Më 5 janar e vitit 2016, sekretari i përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping vuri në dukje në mbledhjen e nxitjes së zhvillimit të zonës ekonomike të lumit Jance në Chongqing se për nxitjen e zhvillimit të kësaj zone duhet të nisemi nga interesat afatgjatë dhe duhet të ecim në rrugën e zhvillimit të gjelbër, me prioritet ekologjinë. Puna për rimkëmbjen e mjedisit ekologjik në lumin Jance zë një vend të rëndësishëm.

Qyteti Yichang i provincës Hubei ndodhet në pjesën e mesme të lumit Jance një zonë e ndjeshme ekologjike. Gjatë 2 viteve, qyteti Yichang ka punuar për nxitjen e zhvillimit të modelit të industrisë kimike për të rimkëmbur mjedisin ekologjik të lumit Jance.

Kompania e Industrisë kimike e qytetit Yichang, Tiantian, që ndodhet në bregun e lumit Jance është e njohur dhe është zhvilluar shumë pas themelimti të saj gjatë 50 viteve. Por në një kohë të zhvillimit të mbarë, ndërmarrja u mbyll në fund të vitit 2016. Por pse u mbyll?

Për këtë na flet menaxheri i përgjithshëm i kompanisë, Li Xianrong:

"Ndërmarrja jonë është industria kimike me qymyrgur dhe fitimet e ndërmarrjes kanë qenë gjithmonë të kënaqshme. Në fundin e vitit 2016, kompania jonë vendosi të mbyllet pas fjalimit të presidentit Xi Jinping. U mblodh bordi i aksionereve dhe u mbyllën llogaritë deri në likujdim përfundimtar në vitin 2017. Deri tani 70% e punëtorëve u ripunësuan.

Li Xianrong tha se ndërmarrja e tij do të zhvendoset në zonën e re industriale, më larg lumit Jance dhe do të rinisë aktivitetin.

Mësohet se në vitin 2017, në qytetin Yichang u mbyllën 25 ndërmarrje industriale që ishin të vendosura përgjatë lumit Jance. Sipas planit, në mbarë qytetin do të mbyllen, ndërrohen dhe ndryshohen 134 ndërmarrje të industrisë kimike. Deri në vitin 2020, do të mbyllen të gjitha ndërmarrjet e qytetit Yichang në brigjet e lumit Jance.

Nga njëra anë u mënjanua aftësia e prodhimit të pazhvilluar dhe nga ana tjetër do të shpejtohet transformimi i modelit të ndustrisë tradicionale. Ky qytet ka në plan që në 3 vitet e ardhshëm të investojë 50 miliardë juanë për të krijuar një zonë industriale të nivelit të lartë dhe për të nxitur industrinë kimike drejt nivelit të mesëm dhe të lartë.

Njëkohësisht, qyteti i Yichang-ut ka publikuar "Metodën e Yichang-ut për mbrojtjen e lumit Jance" për të nxitur rimëkëmbjen ekologjike dhe zhvillimin e gjelbër në pjesën e qytetit Yichang të lumit Jance.

Zv.kryetari i Bashkisë së qytetit Yichang tha:

"Jemi shumë të përkushtuar ndaj punës së rregullimit në brigjet e lumit Jance. Nëpërmjet planit të strategjisë së zhvillimit, bregu është i përbërë nga disa lloje: bregu i prodhimit, bregu i jetës, bregu ekologjik etj. Në bregun e jetës do të shtohet pyllëzimi duke krijuar një pamje të bukur natyrore. Në bregun e prodhimit, ndërmarrjet do të zhvendosen dhe më pas aty do të mbillen pemë. Në bregun ekologjik nuk do të bëhet asgjë, ndërsa në bregun e gatshëm do të mbrojmë pemët e vjetra." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore