Lojërat Olimpike Dimërore, dy Koretë i zgjatin njëra-tjetrës degën e ullirit

2018-01-04 15:47:25 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:冬奥会---[dōng ào huì]---Lojërat Olimpike Dimërore

Televizioni Qendror i Koresë së Veriut njoftoi të mërkurën se lideri suprem i vendit Kim Jong Un njoftoi rihapjen e kanalit të ko munikimit në fshatin Panmunjom me Korenë e Jugut, për të diskutuar mbi pjesëmarrjen e mundshme të palës verikoreane në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut në Korenë e Jugut.

Në fillim të vitit të ri dhe në prag të zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore muajin e ardhshëm, Peniani dhe Seuli shfaqën vullnetin e tyre për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe. Analistët janë të mendimit se përfundimi i marrëdhënieve të ngrira ndërmjet dy vendeve, çtensionimi i situatës së acaruar dhe krijimi i mjedisit të zhvillimit paqësor janë dëshirë e përbashkët e Koresë së Veriut dhe e Koresë së Jugut. Organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut pritet të bëhet një pikë kthese në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Udhëheqësi koreanoverior Kim Jong Un tha më 1 janar në fjalimin me rastin e Vitit të Ri se Lojërat Olimpike Dimërore që do të organizohen në Korenë e Jugut janë një rast i mirë për të shfaqur imazhin e vendit dhe se Koreja e Veriut uron suksesin e këtyre lojërave.

Pas këtij njoftimi, presidenti jugkorean Moon Jae-in u kërkoi sektorëve qeveritarë në mbledhjen e parë të vitit të ri që të hartojnë sa më parë planin për pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore. Ministri i Bashkimit i Koresë së Jugut Cho Myoung-Gyon i propozoi palës verikoreane që më 9 janar të organizojë bisedimet e nivelit të lartë midis Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut për të diskutuar mbi pjesëmarrjen e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore.

Nëse do të arrihet zhvillimi i këtyre bisedimeve kjo do të jetë hera e parë pas bisedimeve të raundit të zv.ministrave midis Koresë së Jugut dhe asaj të Veriut në dhjetorin e vitit 2015.

Analistët janë të mendimit se nga fjalimi i Kim Jong Un del që Koreja e Veriut është e gatshme për rifillimin e kontakteve me Korenë e Jugut për interesat e përbashkëta kombëtare dhe për zbutjen e situatën serioze në Gadishullin Korean. Kjo gjë u prit me reagime pozitive edhe nga Koreja e Jugut.

Më parë, shumë qarqe të ndryshme të Koresë së Jugut kanë shprehur dëshirën që Koreja e Veriut të dërgojë delegacionin sportiv për të marrë pjesë në këto lojëra. Presidenti Moon Jae-in shprehu më 24 qershor për herë të parë në takimin me funksionarët e Koresë së Veriut të Federatës Ndërkombëtare Taekwondo mirëpritjen për vendimin e Koresë së Veriut për pjesëmarrje në këto lojëra. Ai ritheksoi disa herë që dera e Pyeongchang-ut është gjithnjë e hapur për Korenë e Veriut dhe dëshiron që pala verikoreane të dërgojë delegacionin për pjesëmarrjen në këto lojëra.

Analistët janë gjithashtu të mendimit se pjesëmarrja e Koresë së Veriut në Lojërat Olimpike Dimërore rrit shpresat për zbutjen e krizës në Gadishullin Korean.

Koreja e Veriut ka dhënë sinjale për zbutjen e situatës me rastin e Lojërave Olimpike Dimërore. Një gjë e tilë mund të lehtësojë vështirësitë ekonomike dhe të ulë presionin e sanksioneve të OKB-së dhe konfirmon se qeveria e Moon Jae-in ndjek një politikë të zbutjes së konfrontimeve me Korenë e Veriut. Kështu Peniani mund të marrë iniciativën për nxjerrjen e situatës në Gadishullit Korean nga gjendja e pezullt.

Specialistët theksojnë se elementet e marrëdhënieve midis dy Koreve janë të ndërlikuara. Plani i zhvillimit të armëve bërthamore i Koresë së Veriut dhe manovra e përbashkët midis Koresë së Jugut dhe SHBA-së janë arsyet që pengojnë procesin e paqes në Gadishullin Korean. Ata theksuan se do të presin për të parë zhvillimin e mëtejshëm të situatës në Gadishullit Korean. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore