Ëndrra e "mjeshtrit të kungullit"

2018-01-03 14:58:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:南瓜---[nán guā]---Kungull

Vitet e fundit, "qyteza e perimeve e Kinës" qyteza Shouguang e provincës Shandong në lindje të Kinës ka shpejtuar transformimin e zhvillimit bujqësor. Kjo qytezë njihet dhe për fshatarë shumë të zotë në kultivimin e perimeve.

Në Ekspozitën 18-të Ndërkombëtare të Shkencës dhe Teknologjisë për Rritjen e Perimeve që u mbajt vjet në Shouguang, shumë kunguj me ngjyra e forma të ndryshme tërhoqën interesin e vizitorëve.

Çdo kungull me peshë mbi 200 kg është prodhur nga "mjeshtri i kungullit" Zhao Lihua që është shumë i njohur në Shouguang. Zhao, 50 vjeçar, është mjeshtër i zoti në fushën e prodhimit bujqësor.

"Qysh nga ekspozita e parë ka ardhur me babain tim për të prezantuar kungujt. Më pas u mësova të rris lloje të ndryshme kungujsh. Kisha dëshirë të prodhoja një lloj të veçantë kungulli që mund të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve dhe më në fund arrita të prodhoj kungullin king kong."

Mbi një dekadë më parë, Zhao Lihua nisi të merrej me prodhimin e kungujve. Për të prodhuar një kungull të madh Zhao u përball me shumë vështirësi dhe kaloi të gjithë ditë në serrë. Kungull king kong është shumë i madh, por është shumë delikat. Nëse temperatura në serrë është e lartë ose e ulët, kungulli ka vështirësi të mësohet me këto temperatura. Njëherë ra një dëborë e madhe që dëmtoi serrën dhe kungulli u kalb.

Pas shumë provave, Zhao Lihua arriti të prodhojë kungullin e madh king kong.

"Sivjet pesha e një kungulli arriti mbi 250 kg, dhe vitin e ardhshëm pritet të arrijë në 300 kg. Do të përpiqem që kungulli të rritet në 350 kg në vitin 2020. Kur të arrijë 500 apo 1000 kg, mund të thyejmë Rekordin Botëror Guinness."

Në Shouguang ka dhe fshatarë të tjerë si Zhao Lihua. Ata kanë ëndrra, kanë teknologjinë dhe këmbënguljen. Me shpirtin e mjeshtrit dhe përpjekjet e vazhdueshme ata kanë arritur të krijojnë shumë rekorde në mesin e qytezave të tjera që merren me kultivimin e perimeve në Kinë. Perimet e Shouguang-ut janë bërë të njohura brenda e jashtë Kinës. Sipas të dhënave, në vitin 2017, niveli i përmirësimit teknologjik dhe shkencor në fushën bujqësore arriti në 95% e 98%.

Gao Ruijie, një nga drejtuesit për përhapjes së teknikave bujqësore në provincën Shandong tha:

"Fshatarët e perimeve në Shouguang krijuan shumë rekorde. Ata pasuruan koshat e perimeve të Kinës dhe të botës. Ata nuk heqin dorë nga puna dhe fokusohen vetëm tek përparimi i punës së tyre dhe asnjëherë nuk përmendin dështimet për të ruajtur frymën pozitive të prodhimit. "(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore